Shtëpia ime,Fati im/Zejnebi refuzon vazhdimisht Barëshin

Zejnebi është e mbledhur me familjen e saj, kur Nermini u jep lajmin e madh se do bëhet dònatore e firmës së tyre të ushqimit. Të gjithë i gëzohen shumë atij lajmi, pérveç Sakinesë, e cila ndihet ende më infériore tashmë që Nermini i është bashkuar pasurisë së saj. Për më tepër, Nermini i fton që të gjitha që të jetojnë në vilën që ajo ka marrë, e të mos ngùshtohen më për para. Për hir të Sakinesë, Sulltana me Eminenë kùndërshtòjnë të zhvendosen që aty, ndërsa zgjedhja e fundit për t’u bërë, i mbetet Zejnebit.

Ajo i kërkon Sakinesë që të flasin véçmas, ku dhe e pyet përse nuk dëshiron të shkojë në shtëpinë e re. Përgjigjet e Sakinesë e nérvozojnë shumë Zejnebin, e cila shprehet se ajo që Sakineja ka dashur të bëjë gjithë jetën, është që të hiqet si víktímë para të gjithëve, ndaj ajo bën zgjedhjen e saj dhe vendos të shkojë me Nerminin. Në çast, Sakineja xhíndoset e tëra dhe akùzon Nerminin se me para, po ia merr sërish të bijën. Nermini fillon të lòtojë dhe i kërkon ta lérë të qetë Zejnebin, në zgjédhjen që ajo do bëjë, pa pasur présion.

Nermini largohet, por nga pas, Sakineja ngré zërin duke i thënë se ajo nuk e di aspak çfarë do të thotë të jesh një nënë. Në çast, në shtëpi bíe heshtja, të cilën e thýen Zejnebi duke i thënë Sakinesë që të ketë shumë kùjdes kur flet me nënë Nerminin. Gjatë asaj kohe, Barëshi përpíqej të lídhej me Zejnebin në telefon, por nuk mori asnjë përgjigje. Pranë i shkon Ozlemi, e cila e komenton gjithë marrëdhénien me Zejnebin, si një nevojë për të pasur një hero pranë vetes. Sipas Ozlemit, Zejnebi është prezente vetëm kur kanë nevojë për të ose ajo ka nevojë nga Barëshi.

Ajo shton se tashmë, Barëshi është një person shumë normal për të, si gjithë të tjerët, sepse nuk ka më hapësirë për të kryer vepra heroike. Pas largimit të Ozlemit, Barëshi e telefonon Zejnebin, i kërkon të takohen, por Zejnebi e réfuzon. E njëjta gjë ndodh edhe të nesërmen në mëngjes, kur koka e Zejnebit është e zénë me gríndjen me Sakinenë. Kjo e fundit, i vihet nga pas Zejnebit dhe Nerminit, pasi ato kanë dalë nga shtëpia. Me të mbërritur Zejnebi me Nermini në shtëpinë e re, Sakineja e thërret Zejnebin nga larg, që të mos i íkë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*