Vllaznia prezanton një tjetër lojtar

Një sulmues boshnjak për Vllazninë. Konfirmohet lajmi i dhënë disa ditë më parë nga SuperSport. Klubi kuqeblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Haris Dilaver, i cili mendohet se do të jetë vlerë e shtuar për repartin e avancuar, kur tashmë konkurrenca do të jetë më e fortë.

30-vjeçari, 1.86 metra i gjatë, e ka zhvilluar karrierën tij në Bosnjë Hercegovinë, te Çelik Zenica, Vitez dhe Mlladost Doboj Kakanj.

Ai luan si sulmues krahu dhe drejtuesit e klubit shkodran besojnë se ka profilin e duhur për t’u përshtatur nën urdhrat e Brdariç./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*