Vajzat e serialit “Lule të Vetmuara” zbulojnë detaje nga jeta e tyre

Seriali “Lule të vetmuara” që transmetohet çdo ditë në orën 16:05 në TV Klan, ndiqet shumë nga publiku shqiptar dhe historia e këtij seriali është pëlqyer shumë. “RevistaWho.Com” ju sjell sot ekskluzivisht në shqip një intervistë të aktoreve kryesore të serialit të cilat na zbulojnë shumë për veten e tyre.

-Ju derdhni shumë lot gjatë serialit, si ndodh kjo?

Ejlyl: Unë jam person shumë emocional sepse jam gaforrja në horoskop. Unë ngjaj shumë me rolin tim Ejlylin edhe në jetën reale.
Songyl: Unë në serial nuk kam një karakter që qan, ajo është një vajzë e fortë. Dhe unë në jetën reale jam një vajzë e fortë, por jo aq shumë sa Songyli.
Xhemre: Unë nuk qaj shumë në jetën reale, por në serial po. Unë emocionohem dhe qaj për të realizuar skenën.
Kader: Unë më shumë qaj në jetën time sesa në serial. Më është bërë refleks prej rolit.
Meral: Nuk qaj shumë në serial, por në jetën reale qaj kur dëgjoj muzikë.Image result for kirgin cicekler

-Ju luani rolet e disa vajzave që kanë kaluar gjëra dramatike të cilat në jetën reale nuk i keni përjetuar. Si ndikon kjo tek ju?

Ejlyl: Nuk është mirë të prekesh me çdo skenë sepse ndikon në gjendjen tënde mendore.
Kader: Unë përpiqem të mos e vendos veten në vendin e Kaderit sepse në serial atë nuk e do e ëma. Mundohem të mos e krahasoj veten me Kaderin.
Songyl: Ne jemi njerëz dhe kemi kaluar dhimbje dhe mërzi si rolet tona. Gjërat që ka kaluar Songyli më kanë rritur edhe vetë mua.
Xhemre: Unë falenderoj Zotin që nuk e kam jetën si roli që luaj.
Meral: Edhe unë jam falenderuese. Unë kujdesem shumë për familjen time, miqtë dhe të gjithë ata që dua.

-A ka ndikuar miqësia juaj në serial edhe në jetën reale?

Songyl: Ne jemi bërë një familje. Jemi bashkë 5 ditë të javës, nisim xhirimet në 8 të mëngjesit. Kemi një lidhje shumë të fortë me njëra-tjetrën.
Meral: Ne jemi bërë grup dhe i dërgojmë mesazhe njëra-tjetrës.Image result for kirgin cicekler

-A keni pasur ndonjë moment qesharak gjatë xhirimeve?

Kader: Një ditë po hanim mëngjesin dhe Songyl ishte shumë e uritur. Ne vazhduam xhirimet, ajo i hëngri të gjitha përnjëherë çfarë kishte në tavolinë.

-Kush është më qesharakja mes jush?

Të gjithë vajzat përgjigjen: Merali

-Kush është më nevrikja?

Të gjitha përgjigjen: Asnjëra-Kush është më qaramanja?

Të gjitha përgjigjen: Ejlyli

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*