Uanda Nara: Më vjen keq për eliminimin e Interit, në shtëpi kishim të qara

Uanda Nara u bë faktor që Mauro Ikardi të largohej nga Interi në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas ka bërë mirë me fanellën zikaltër ndër vite por mosrinovimi i kontratës solli probleme të shumta teksa detyroi drejtuesit e Interit ta nxirrnin Ikardin nga planet e skuadrës.

Aventura te PSG po i ecën mirë dhe tashmë drejtuesit parisienë kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tij. Agjentja dhe bashkëshortja e Ikardit, Uanda u shpreh se ende nuk e di çfarë do të bëhet me Ikardin teksa pranoi se eliminimi i Interit i ka bërë të ndihen keq.

“Unë jetoj ende në Milano. Do të shohim se çfarë do të jetë më e mira për të ardhmen e Ikardit dhe do të vendosim. Kur na erdhi oferta nga PSG, e pranuam direkt sepse ishte një mundësi e mirë dhe e dinim që do të kishte sukses. Më vjen realisht shumë keq për eliminimin e Interit sepse njëri fëmijë është interist dhe po qante si në çdo rast. Jemi ende me Interin sepse Ikardi ka një kontratë me zikaltërit”, u shpreh Uanda. Burimi:VipSport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*