Trajneri i Romës frenon entuziazmin e tifozëve për Kumbullën

Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka folur në vigjilie të ndeshjes së parë të verdhekuqve për sezonin e ri të Serie A, ku do të ndeshen në transfertë ndaj Hellas Verona. Ndër të tjera trajneri portugez ka prekur dhe çështjet e merkatos ku tema më e nxehtë është ajo e sulmuesit Dzeko, i cili pritet të largohet tek Juventus për t’i lënë vend Milik që do transferohet në kryeqytet nga Napoli.

“Nuk dëshiroj të flas më për temën Dzeko. Ajo çfarë mund të them është se Edin Dzeko do jetë me ne nesër në transfertën e Hellas Veronës. Ai do të luaj nesër”, – u shpreh tekniku 47 vjeçar.

Ndërkohë i pyetur për afrimin e fundit, atë të shqiptarit Kumbulla, ai tha: “Kumbulla sapo ka ardhur. Ai do jetë me ne në Verona por nuk është në gjendje për të qenë titullar. Gjithsesi do shofim nesër.”

Ndërsa për rikthimin e mundshëm të Smalling ai tha: “Dje kam folur me të dhe më ka thënë që dëshiron të rikthehet, atë duam dhe ne. Besoj që do kthehet tek ne shumë shpejt.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*