Ish-trajneri i Inter pranë firmës me Kombëtaren e Hollandës

Inter Milan's players celebrate at the end of the Serie A soccer match between Inter Milan and Juventus at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 18 September 2016. Ansa/Daniel Dal Zennaro

Largimi i Ronald Koeman drejt Barcelonës ka lënë bosh pankinën e Holandës, që ia ka besuar drejtimin e përkohshëm Dwight Lodeweges, i cili do të jetë në trajner i “tulipanëve” edhe për 3 ndeshjet e tetorit, ndaj Meksikës në një test miqësor dhe ndaj Bosnjës e Italisë në Ligën e Kombeve.

Drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e Koeman, por deri tani stoli është refuzuar nga emra si Bert van Marwijk, Louis Van Gaal dhe Henk ten Cate, ndërsa emri favorit për momentin është ai i Franck De Boer.

Ish mbrojtësi holandez ka pasur një eksperiencë mjaft të mirë si trajner te Ajaxi, por më pas ka dështuar te Interi, Crystal Palace dhe Atlanta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani është gati të riniset nga pankina e “tulipanëve”.

Siç raportojnë mediat holandeze, diskutimet mes palëve kanë avancuar dhe nuk përjashtohet mundësia që emërimi i De Boer në pankinën e lënë bosh nga Koeman, të vijë që brenda këtij muaji./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*