Teuta bën goditjen e madhe, rinovon me yllin e ekipit

Teuta bën “goditjen” e madhe në janar. Jo nga ato që ndodhin zakonisht me shumë bujë, por që në fund dalin “skarco”. Klubi durrsak realizon “blerjen” me të rëndësishme, blindon me kontratë deri në vitin 2021 “xhevahirin” e futbollit shqiptar, Sherif Kallakun.

Sipas marrëveshjes së firmosur, mesfushori do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Teutës dhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadonte në verën e ardhshme. Kallaku bëhet lojtari i parë i cili rinovon marrëveshjen e tij me ekipin e Teutës.

Drejtuesit e klubit e kanë kuptuar që një futbollist i tillë është një “minierë ari”, ndaj nuk duhet neglizhuar për ta humbur më pas me parametër zero.

Të paktën për një vit kalendarik Teuta nuk ka frikë se Kallaku mund të largohet pa i siguruar një shumë të majme klubit./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*