Sulejmani Madhërishëm/ Hyrrem është sërish shtatzënë

Leo,piktori i cili tashmë po shëndrit sarajet e Ibrahimit dhe Hatixhesë futet në kujtime. Ai përjeton zjàrrin e pashuar të dashurisë së tij me Hyrremin, të quajtur dikur me emrin Aleksa. Ato kanë jetuar në tokën e tyre, të lumtur, të fejuar, dhe me ëndrrat e martesës dhe të familjes së madhe. Lufta bëri që ato të ndahen, dhe për Hyrremin të mbarojë ajo dashuri. Por Leo nuk ka hequr dorë. Ai ka ardhur për ta kërkuar. Pikturën e tij me portretin e Hyrremit e ka vënë re edhe Matrakçiu, por Leo nuk pranon të tregojë se ajo i përket një personi real, thotë se është thjesht imagjinatë e tij.

Teksa qëndrojnë në harem, vajzat fillojnë të përmendin Mahidevranin. Ato thonë se ajo nuk duket gjëkundi kohët e fundit pasi i është prishur qejfi nga rikthimi i sulltaneshës Hyrrem. Prezente do jetë edhe Gylnihali, për inàd të së cilës Gylshah thotë se nuk ndihet mirë sulltanesha Mahidevran, pasi mund të jetë me barrë. Vajzat e marrin lajmin si të mirëqenë dhe e përhapin. Ndër to, edhe Gylnihali do përcjellë lajmin tek sulltaneshë Hyrremi. Kjo e fundit, e shàstisur tregohet skeptike ndaj dhe urdhëron Gylnihalin që t’i vihet pas kësaj çështjeje e të mësojë të vërtetën.

Lajmi ka mbërritur deri në veshin e nënës sulltaneshë dhe Hatixhesë. Ato thërrasin Mahidevranin për ta uruar. Sakaq, Mahidevran është shumë e névrikosur me Gylshahun që ka përhapur lajmin por megjithatë nuk arrin t’u thotë se nuk është me barrë. Mahidevran do e qòrtojë me shpùllë Gylshahun. Të nesërmen, nëna sulltaneshë me të bijën shkojnë pranë Mahidevranit bashkë me maminë për të mësuar shtatzaninë se si është. Ajo i thotë se sulltanesha nuk është shtatzanë. Lajmin e përcjell Gylnihali menjëherë tek Hyrremi. Për të fituar pikë në sytë e të tjerëve, Hyrrem shkonë pranë Mahidevranit dhe duke qenë në prezencë të nënës sulltaneshë dhe Hatixhesë, Hyrrem uron Mahidevranin për shtatzani. Hatixheja i tregon se nuk është dhe këtu sërish Hyrrem mundohet të ngùshëllojë Mahidevranin duke i thënë se është ende shumë e re dhe ka kohë të bëjë shumë fëmijë të tjerë ndaj dhe nuk duhet të mérzitet.

Një kokë tjetër do pritet në perandorinë e Sulejmanit të Madhërishëm. Kjo i ndodh njërit nga rojeve i cili bashkëpunon me Sadikanë. Kjo e fundit kishte një porosi për të dhe në momentin që do takoheshin në darkë, ai e pérdhùnon, dhe Sadika i ngul një thìkë në kofshë për të shpëtuar nga ai. Dëshmìtar i ngjarjes bëhet Symbyli i cili transmeton lajmin në përgjegjësit e duhur, të cilët marrin masat e ndéshkìmit menjëherë. Sadika do strehohet atë natë tek Nigari. Të nesërmen, Nigari shkon pranë Hyrremit dhe e sheh që tryeza ngrënjes është mbushur me ushqim. Ajo i thotë se i duket fiks si në kohën kur ishte me barrë. Kjo i ngjall dyshime Hyrremit e cila thërret menjëherë maminë. Kjo e fundit, do i japë lajmin e bukur të shtatzanisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*