Sulejmani i Madhërishëm/ Vajzat e haremit i djégin fytyrën sulltaneshës Hyrrem

Mahidevran dhe princi Mustafa rikthehen në saraje pas disa vitesh. Tashmë ai është i rritur, dhe shumë i denjë për fronin që e pret. Gjithashtu e ëma ka marrë shumë trìmëri nga i biri. Teksa janë mbledhur të gjitha femrat në dhomën e nënës Sulltaneshë, ato thërrasin një fallxhore për t’u lexuar të ardhmen. Fallxhorja paralajmëron se do ketë shumë vdékje në saraje. Fati tyre nuk paraqitet aspak pozitiv.

Sakaq, Mustafa qëndron sypatrembur para babait të tij, i cili i thotë të kërkojë çfarë të dojë, por Mustafa përgjigjet se të qenurit biri tij, është pasuria më e madhe që mund të ketë. Ardhja e Mustafasë i prish punë Hyrremit, e cila do mundohet ta dërgojë në sanxhak një minutë e më parë. Ajo i fut pranë tij një vajzë, që ta bëjë për vete. Nora. Sytë e Mustafasë nuk do shohin askënd tjetër pos saj.  Por planet e nënës Sulltaneshë nuk do ndalen. Ajo ka vendosur ta kthejë gjithë haremin kundra Hyrremit, duken téntuar t’i bëjë gropën.

Gjatë asaj kohe, Sulltani ndodhet në lùftë me Ibrahimin dhe Mustafanë. Vajzat e haremit krijojnë shérr në sy të haremit. Njëra nga ato i flet ashpér në sy dhe Hyrrem i thotë të ketë kujdes ndryshe do ia présë gjuhën. Po atë natë, dikush pret në befasi vajzën që u kércénua nga Hyrremi, dhe ia pret gjuhën, duke ia lënë fajin Hyrremit e cila nuk di asgjë për çfarë po ndodh. Ajbige dëgjon nga vetë nëna Sulltaneshë se do bëhen gadi t’i japin fund jetës së Hyrremit. Ajo bën të pamundurën për ta mbrojtur, por nuk e lejojnë.

Edhe Daja, Symbyli, Gyli dhe Nigari janë të zënë pritë duke mos u lejuar të dalin nga dhomat ku ndodhen. Kështu, Fatma, e urdhëruar nga nëna Sulltaneshë, ka rrugën e hapur. Ato arrijnë t’i hyjnë në dhomë Hyrremit, duke i djégur asaj fytyrën.  Nga ana tjetër, Sulltani që nuk di asgjë për çfarë po ndodh në sarajet e tij, ndodhet në lùftë me të birin dhe Ibrahimin. Ai shikon që tek Mustafa ka një ndjenjë mëshire shumë më të madhe sesa duhet, duke e bërë të dobët atë para armìkut. Ndaj, Mustafa léndohet në dylùftim, por nuk i tregon të atit pasi ndihet në sìklet.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*