Sulejmani i Madhërishëm/ Symbyli takon dashurinë e parë

Myhrinisani është mërzítur për çështjen e martesës së saj, të cilën kërkon ta flasë me princ Mustafanë. Zemra e saj tashmë rréh për të ndàj kërkon të dijë mendimin e tij mbí këtë çështje. Por, shikon shumë ftòhje nga ana e princit. Ai i thotë se më e mira do ishte një jetë e qetë dhe làrg mísíoneve perandorake, por Myhrinisani thékson se ajo nuk është ankùar asnjéherë nga jeta saj avénturéske dhe shpesh  me rrezíqe.

Sakaq, princ Bejazidi mëson se çfarë ka bërë princ Selimi në sanxhakun e Manisës. Ai kërkon që të shkojë vetë në Manisa dhe të shikojë situatën nga afër por këshilltari tij e sugjeron që të bëjë durim e të mos largohet nga sanxhaku tij pa lejen e Sulltanit, pasi kështu do i hapte vetes sërish konflíkte me të atin. Por Bejazidi është i vendosur të shkojë. Ndërkohë, Nurbanu ka kríjuar surprízën ndàj princit si pjesë të plànit të saj.

Ajo arrín të dalë nga sarajet duke e lërë Selimin në gjumë. Nurbanu takohet me gruan që ka ngrítur padí ndàj princit, dhe i prék asaj zemrën duke i folur shumë qetë dhe me zemër në dorë. Ajo i premton gruas së gjòrë se do e ndihmojë me çdo lloj nevòje, mjàfton që të térhéqë padínë. Sapo mbàron të folurën, Nurbanu përbàllet me princin i cili e ka marrë vesh se ajo ka dalë nga sarajet. Si do të jetë reàgimi tij dhe a do dénohet Nurbanu për këtë?

Nga ana tjetër, në tregun e Stambollit, Symbyl Aga takohet me një grua. Ajo është me shumë rëndësi në jetën e tij por rréthanat e jetës dhe kushtet e punës ku ai ka punuar gjithmonë, i kanë ndàrë rrugët e tyre. Tashmë, gruaja e fton që së paku ta vizitojë në shtëpi dhe ajo t’i shërbejë bakllavanë që dikur i ka premtuar. Ndërkohë, Sulltani ka thërrítur Fatmën në dhomë për ngrénje por ajo shòkohet kur mëson se në saraje ka mbërrítur ish bashkëshorti saj që tashmë kërkon ribashkim.  

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*