Sulejmani i Madhërishëm/ Sulltani nuk pranon martesën e Bali Beut

Pasardhës Mustafai del përbàllë babait të tij, Sulltan Sulejmanit. Ai është i bindur që përbàllja tyre do jetë shumë e àshpër pasi Sulltani e ka urdhéruar për tjetër gjë ndërsa Mustafai ka bërë të kundértën. I mbùshur edhe nga nxítjet e Rrustem Pashasë dhe Hyrremit, Sulltani e prét të birin me shumë nervòzizëm. Megjithatë, Mustafai është shumë këmbëngùlës në vendimin e tij dhe prérazi i sqaron të atit se si ka qëndruar në të vërtetë. Sulltani bíndet se i biri ka bërë zgjedhjen e duhur.

Sakaq, fjalët më të bujshme të momentit në saraje janë mbi Sulltaneshë Esmanë dhe Mallkoçollu Bali Beun. Një pjesë e Esmasë është e nisur nga urréjtja që krijoi për Sulltaneshë Mihrimanë, një pjesë tjetër ka filluar me të vërtetë ta pëlqejë Bali Beun. Fakti që ka prindërit e saj në krah për këtë martesë, e bën atë të ndihet edhe më e fuqíshme kùndrejt të ardhmes së tyre. Por a do kenë ato një të ardhme së bashku?

Nga ana tjetër, Sulltaneshë Hatixheja do ketë takimin e parë me bashkëshortin e ardhshëm që vëllai saj Sulltan Sulejmani ka menduar t’i propòzojë. Pashai shkon në sarajet e Sulltaneshë Hatixhesë, për të folur për herë të parë, për t’u njohur e prezantuar. Duke qenë shumë i qetë dhe shumë i qartë në të folurën e tij, ai i kujton se është nga ròbërit e Sulltanit dhe çdo fjalë e tij është urdhër për të, por nuk do e pranojë martesën nëse edhe vetë Sulltanesha nuk e dëshiron.

Ndërkohë, propòzimin e Sulltaneshë Shahubanit për të martuar të bijën me Bali Beun, e ka mësuar edhe Sulltaneshë Hyrremi. Kjo e fundit, e shikon si një rrezík të madh faktin që Bali Beu mund të bëhet dhëndër i Shahubanit. Ndàj, zgjedh t’i flasë Sulejmani duke i dhënë mendimin e saj kùndër kësaj martese. Gjithashtu edhe Bali Beu nuk shprehet àspak i kënaqur apo pro kësaj martese. Për këtë arsye, Sulltan Sulejmani nuk e aprovon martesën mes Mallkoçollusë dhe Esmasë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*