Sulejmani i Madhërishëm/Sulltani nuk e pranon kërkimfaljen nga Hyrremi

Hyrremi mbërrin në shtëpizën e gjùetisë për t’i marrë zemrën sërish bashkëshortit të saj, Sulltan Sulejmanit. Ajo i kërkon falje për reagimin e saj tepër këmbëngulës për një dhomë të vetme por shprehet se ka pritur shumë më mirëkuptim nga ai. Sulltani nuk pranon as ta dëgjojë, dhe madje e urdhëron që të kthehet në saraje por Hyrrem nuk pranon. Sado që përpíqet, ajo nuk i rifiton dot zemrën, vetëm sa e théllon më tepër ftohjen e tyre.

Sakaq, robéreshat e reja mbérrijnë në saraje për fatin e tyre, pasi u blenë nga Hyrremi. 3 vajzat e sapoardhura nuk mirëpriten aspak nga të tjerat, por mbrohen nga Symbyli dhe Gylshahu. Pasi i dërgojnë në hamam, sërish fillon një gríndje e vogël por që e ndalojnë në kohë. Njëra nga vajzat e ardhura, vëren diçka të çuditshme tek një tjetër; një tatuazh të veçantë në shpinë. Vajza në fjalë, Firuzeja, kërkon ta mbulojë menjëherë për të mos ia parë askush tjetër. 

Pasi Sulltani lejon Hyrremin që të qëndrojë në dhomën e të ndjerës nënë Sulltaneshë, për hàtër të Mihrimasë që i shpreh se sa shumë dëshiron që të jetë në një dhomë të veçme, Hyrremi mendon se këtë e bëri për të. Ajo shkon pranë Sulltanit për ta falënderuar por ai e kthén mbrapsht duke i thënë se nuk e ka bërë për të. Hyrremi i thotë të bijës se nuk do e harrojë asnjëherë këtë të mirë dhe i premton se kur t’i vijë koha, do e martojë vetëm me atë për të cilin do i rràhë zemra.

Nga ana tjetër, ndodhet Mustafai, në Manisa. Ai ka dalë i vetëm, në pyll, duke gjùajtur kafshë. Një vajzë e asaj zone që kalon rastësisht, do i bjerë në sy shumë pasardhësit, i cili nuk do ndalet me kaq. Marrëdhënia tyre fillon si diçka e àshpër por Mustafa nuk ndalet dhe fillon t’i marrë zemrën asaj, pavarësisht réfuzímeve. Emri vajzës është Helena dhe ajo nuk e di se kush është Mustafai pasi ai shtiret si një djalë i zakonshëm me emrin Ibrahim.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*