Sulejmani i Madhërishëm/ Sulltani i vë duart në fyt Hyrremit

Sulejmani vëren që dhoma e princeshës është bosh dhe i kërkon llogari Symbylit se ku ndodhet ajo, pasi brenda nuk ka asnjë rrobë apo send të saj. Symbyli i paditur, fillon të pyesë menjëherë vajzat në harem por asnjëra nuk ka parë as dëgjuar gjë. Për të njëjtën çështje merr në llogari Nigarin Ibrahimi. Ai është i névrikosur me të, por pasi Nigar i shpjegon situatën në një tjetër version nga realiteti, atij nuk i mbetet të thojë më asgjë veçse ta largojë.

Por Gylshah ka parë Gyl agën me Nigarin një natë më përpara teksa qëndronin para lavanderisë së pallatit. Ajo i tregon Mahidevranit se po i thonin ato të dy njëri tjetrit ‘Si do të shpëtojmë nga ky pròblem?’. Menjëherë Mahidevrani e përcjell këtë tek Daja e cila është duke pyetur Nigarin me Gylin se çfarë ka ndodhur. Të gjithë së bashku shkojnë për të kontrolluar tek lavanderia por nuk gjejnë as edhe një gjurmë.

Ndërsa nëna Sulltaneshë dëshiron të shkojë të bisedojë me Hyrremin se çfarë do thotë ajo për Izabelën, pasi është e dyshùara kryesore. Ajo dëgjon Hyrremin teksa i thotë së bijës se tashmë që zhdùku Izabelën, është rradha e Ibrahimit e më pas e nënës Sulltaneshë, të cilët kanë téntuar të jenë péngesë e dashurisë së saj me Sulejmanin. Menjëherë sulltanesha shkon pranë Sulltanit dhe i tregon çfarë ka dëgjuar. Ajo e fàjëson të birin për fòrcën që i ka dhënë Hyrremit, duke qenë shumë tòlerant ndaj saj.

Në mbrëmje, Sulejmani thërret Hyrremin në dhomën e tij për t’i kërkuar sqàrim. Ai dëshiron t’i kujtojë asaj se kë ka përballë dhe sa me pùshtet është ai. Duke ia vënë duart në fyt, ai shikon sytë e Hyrremit. Kjo e fundit i kërkon që ai ta vràsë nëse nuk ndjen më dashuri për të, dhe se ajo nuk i ka bërë asgjë princeshës por po përdoret si kùrth për t’i ndarë ato të dy. Sulejmani puth Hyrremin, gjë që të cilën e shikon Mahidevrani. Ajo shkon menjëherë të ankohet pranë nënës Sulltaneshë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*