Sulejmani i Madhërishëm/ Sulltaneshë Hatixhe nuk pranon të martohet

Rrustem Pashai takohet me Ajaz Pashanë, pasi ato ishin marrë vesh për t’i dhënë një post të rëndësishëm Rrustemit, ndërsa Ajazi nuk arriti dot. Ai kërkon llogari nga Veziri i Lartë, por Ajazi shpjegohet se kjo i kalonte kompetencat e tij në drejtimin e dinastisë Osmane. Kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak Rrustemit, të cilit i duhet posti për të qenë më në brendësi të vendimeve që merren dhe sugjérimeve që jepen.

Nga ana tjetër, gjendja e Sulltaneshë Hatixhesë bie në sy të Sulltan Sulejmanit, por aspàk për mirë. Sipas tij, zgjidhja e vetme për të shëruar plàgët e të motrës, është martesa saj. Kështu mund të fillojë të njihet me persona të rinj, të mbùlojë ngadalë plàgën që i ka lënë Ibrahimi, me shpresën se një ditë do i rikthehet edhe shëndeti mendor i plotë, ashtu siç e ka pasur dikur.

Duke qenë i vetëdijshëm për reagímin që mund të bëjë e motra, Sulltaneshë Hatixheja, Sulltan Sulejmani vendos që fillimisht këtë bisedë ta diskutojë me motrën tjetër, Sulltaneshë Shahubanin. Kjo e fundit bie menjëherë dakord, por i kërkon të vëllasë, që këtë vendim t’ia përcjéllë ajo vetë, pasi dihet reagími që do japë Hatixheja. Dhe pikërisht ashtu ndodh. Sapo dëgjon se çfarë ka për t’i thënë Shahubani, Hatixheja kundérshton në mënyrë të prérë.

Por Shahubani vendos që të vazhdojë me anën e saj, për ta bíndur se do jetë një martesë vetëm formale dhe asgjë më tepër. Mjafton që të çojë në vend urdhërin e Sulltanit, pasi ai po mendon për të mirën e saj. Sado që përpíqet t’i flasë, Hatixheja i merr fjalët mbràpsht. Sipas saj, Shahubani ka rënë dakord për këtë martesë, duke e parë si një formë për të dëbùar Hatixhenë e për të mbajtur sarajet për vete.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*