Sulejmani i Madhërishëm/ Sulltanesha me Ibrahimin përgatisin vdékjen e Hyrremit

Mahidevran gjen rastin për të krìtikuar dhe kërcënuar Nigarin, duke i kujtuar se mungesa e Hyrremit do jetë një katastrofë për të dhe se vetë ajo do sigurohet t’ia bëjë jetën férr. Me të hyrë brenda tek Hatixheja, Mahidevran mundohet ta nxisë se Nigari është arsyeja e fatkeqësive të jetës së saj. Por Hatixhe nuk është aspak e të njëjtit mendim. Atëherë Mahidevran propozon ta martojnë, dhe në mendjen e Hatixhesë e ka një kandidat të mundshëm; Nasuhun. Hatixhe flet çështjen me Ibrahimin, dhe ky i fundit flet me Nasuhin. Ai pranon menjëherë duke pasur shumë pëlqim për Nigarin.

Ndërsa Sulltani do shkojë po atë ditë pranë Hyrremit, por jo për të. Ai shkon për të voglën e tij që është sémurë. Pasi ajo i lutet të qëndrojë me të, Sulltani pranon dhe kështu kalon natën nën të njëjtën çati me Hyrremin, edhe pse asaj as që i flet. Në të njëjtën kohë, Mahidevrani me nënën Sulltaneshë shkojnë pranë dhomës së Sulltanit në saraje, ku rojet i tregojnë se ai nuk ndodhet aty, por tek sulltanesha Hyrrem. Për këtë, Sulltanesha do e krìtikojë të birin, i cili i kujton se nuk merr leje nga askush se çfarë të bëjë.

Sakaq, nëna Sulltaneshë kërkon takim urgjént me Ibrahimin të cilit i thotë se tashmë është në dijeni të të gjitha të fshehtave, sidomos Leos. Ajo ka frìkë se Sulejmani do celebrohet me të, ndaj i duhet të përshpejtojnë. Sytë e nënës Sulltaneshë janë errësuar, ndaj ajo mendon planin më të frìkshëm dhe të pakthyeshëm; vràsjen e Hyrremit. Veprimet për zbatimin e planit, Ibrahimi i nis menjëherë.

Ndërsa Sulltanesha ka dërguar Dajen pranë Hyrremit. Kjo e fundit i tregon asaj të gjithë ambicien dhe ëndrrat e saj Dajes, e cila do ia transmetojë Sulltaneshës. Me të mësuar Daja planin màkabër që pretendohet të bëhet kundra Hyrremit, merr masa në mendje të saj. Duke përdorur emrin e nënës Sulltaneshë, pa dijeninë e saj, ajo dërgon Bali Bej Mallkoçollunë për të mbrojtur Hyrremin nga kùrthi.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*