Sulejmani i Madhërishëm/ Sulejmani zhgënjehet nga Mustafai

Sulltaneshë Hatixheja ndodhet përballë Nigarit dhe në atë moment, në mendje i vinë të gjithë momentet në lidhje me Nigarin dhe Ibrahimin. Ajo bën çdo lidhje të mundshme dhe e pyet se kush është babai bebes që mban në bark. Nigari thotë se është i Nasuh Efendiut, por Hatixhe e ka të vështirë ta besojë. Madje i tregon Nigarit për letrën që ka marrë ku tregohet marrëdhënia saj me Ibrahimin, por Nigari e mòhon dhe thotë se është e tëra shpífje. Megjithatë, Hatixhe urdhëron ta marrin që aty.

Në sarajet e sulltan Sulejmanit, vijojnë gríndjet dhe lígësitë mes sulltaneshave. Hyrremi i ka treguar Sulltanit për Mahidevranin që nuk respektoi dhímbjen e hùmbjes së nënës dhe Sulltani menjëherë urdhëroi të ndalohen punimet. Mahidevran shkon të kërkojë llogari në dhomën e Hyrremit, por kjo e fundit i kujton se është edhe në dijeni të bòrxhit që ka marrë, por Mahidevran e mòhon. Për atë bòrxh, Iskender Çelebiu udhëzon gruan përkatëse që të shkojë pranë Mahidevranit dhe të kërkojë me doemos t’i kthejë bòrxhin.

Sakaq, të gjithë djemtë e Sulltanit po kalojnë kohë së bashku në bahçen e sarajeve të tyre. Ato shprehen se do u mungojë vëllai tyre kur të largohet për në Manisa. Më pas, njëri nga princat pyet Mustafanë nëse ai do vijë në fron, si babai tyre. Për fatin e keq të Mustafasë, Sulejmani vjen në momentin e fundit të përgjigjes së tij, dhe dëgjon vetëm pjesën kur Mustafa do ulet në fron dhe do drejtojë botën. Ndaj, Sulltani e fton në një lojë dylùftimi, në të cilën e hùmbet tòruan dhe nuk tregon aspak mëshirë për Mustafanë.

Nga ana tjetër, Ibrahimi është ende i zënë me çështjen e ‘Zotërisë së Lartë’. Ndonëse shkon me bindjen se do gjejë Iskender Çelebiun, para Ibrahimit del një tjetër person që deklaron të jetë Zotëriu i Lartë. Sipas arsyetimit të tij se përse po e bën këtë revòltë ndaj Ibrahimit, ky i fundit bindet se po flet të vërtetën. Ai kërkon ta marrë e ta dërgojë në saraje për t’u gjykuar por ai nuk pranon të largohet nga vendi tij, duke i dhënë fund jetës në çast, para syve të Ibrahimit. Ajaz Pashai që ndodhet me Ibrahimin, shkon pranë Iskender Çelebisë, Zotërisë së Lartë, dhe i tregon se çfarë ka ndodhur. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*