Sulejmani i Madhërishëm/ Shahubani është një hap para Hyrremit

Sa më shumë që kalon koha, aq më të thélla dhe më të gjëra bëhen planet e Sulltaneshë Hyrremit, me qéllimin e qartë që të ketë nën kontroll çdo aspekt të perandorisë. Vdékja e Ibrahim Pashait, i ka shërbyer më shumë vetë Sulltaneshës Hyrrem se sa pashallarëve të tjerë që mund të zénë vendin e tij. Pas urdhérimit të Ajaz Pashait që ai të përmendë dhe lëvdojë Rrustem Pashanë tek Sulltan Sulejmani, edhe ajo vetë shkon tek ky i fundit për të njëjtën arsye.

Sulltaneshë Hyrremi nuk është në dijeni të planeve të mëdha që po thùren kùndër saj. Kësaj radhe bëhet fjalë për Sulltaneshën Shahuban, e cila pamvarësisht dhImbjes për vdékjen e Ibrahim Pashasë, fillon të mendojë të ardhmen e saj së bashku me familjen e vogël që ka krijuar. Sulltanesha Shahuban shkon në dhomën e Sulltan Sulejmanit, shpreh miratimin e saj për çdo vendim që i vëllai merr, premton se do i qëndrojë afër Sulltaneshë Hatixhesë dhe tregon dëshirën për të qëndruar gjithnjë në saraje.

Kjo bisedë do prékë shumë zemrën e Sulltan Sulejmanit pasi është e vetmja motër që nuk e ka hUmbur, si edhe e vetmja që ende nuk i ka dalë kùndër Sulltaneshë Hyrremit, të paktën publikisht. Ai premton se do kujdeset shumë për të, ashtu siç është munduar të kujdeset për të gjitha  motrat e tjera. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, i premton se do ja plotësojë dëshirën që ka ajo.

Më pas, gjatë ditës, në sarajet e Sulltaneshë Hatixhesë mbërrin Princ Mustafai dhe Sulltaneshë Mahidevrani. Edhe për atë të dy, Ibrahim Pashai ka qenë një person shumë i vlefshëm dhe i dashur. Sakaq, në këshillin e pashallarëve, Sulltan Sulejmani jep një lajm të ri i cili më së shumti nuk mirëpritet nga të tjerët; Ai deklaron Lutfi Pashanë, bashkëshortin e Shahubanit si pashain më të përshtatshëm për financat e perandorisë. Në mbrëmje, Hyrremi mëson se kjo ka qenë dëshirë e Sulltaneshë Shahubanit. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*