Sulejmani i Madhërishëm/ Nigar tràdhëton besimin e Hyrremit

Sulltani kalon natën me Sadikanë. Këtë do e mësojë edhe Ibrahim pashai, i cili ndalon Sadikanë dhe i kërkon asaj që të mos e flasë me askënd se çfarë ka ndodhur gjatë natës. Por Sadika, duke ikur nga dhoma nxitìmthi, ka harruar shallin që i ka rënë. Në një vizitë në sarajet e sulltaneshës Hatixhe, Hyrrem gjen shallin në dhomën ku Sulejmani ka fjetur, dhe kupton se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Megjithatë, as Hyrrem nuk e flet me askënd, as me vetë Sulltanin. Ajo vetëm qàn në dhomën e saj, duke thënë se si mund t’ia bënte Sulejmani diçka të tillë kur ajo përvélohet nga dashuria për të.

Sakaq, e gjithë vëmendja e sulltaneshës Mahidevran është përqendruar tek Hyrremi. Ajo do që t’i gjejë ndonjë sékret a të fshéhtë që mban, për ta përdorur kundra saj. Për këtë, sulltanesha po përdor mjeshtren Nigar. Së fundmi, ajo ka një lajm për të. Nigar i thotë se ka zbuluar një sekret të Hyrremit, por po pret t’i shkojë deri në fund, e më pas t’ia thotë sulltaneshës Mahidevran. Për këtë, Mahidevrani do e shpërblejë me stoli të çmuara, duke i premtuar shumë më tepër pasi t’ia thojë sékretin e të bëhet tërësisht shërbétore nën urdhrat e saj.

Sulltan Sulejmani thërret Hyrremin në dhomën e tij. Ai e pret si gjithmonë, me shumë dashuri e lavde, por vëren që sytë e sulltaneshës janë të mbushur me lòt, dhe e pyet për shkakun e kësaj gjendjeje. Duke shmangur totalisht bisedën mbi natën që ai ka kaluar me Sadikanë, Hyrrem i thotë se kjo është shkak vetëm i mungesës së tij në saraje. Ajo ka gjithmonë frikë kur ai nuk është, dhe kështu biseda kalohet me puthje e përqafime.

Por gjërat nuk do shkojnë edhe aq mirë as për Sulejmanin e as për Hyrremin. Fillimisht, Sulejmanit i vjen e motra bashkë me bashkëshortin në saraje. Ai është shumë i acàruar që kanë ardhur pa marrë leje, pasi nuk mund të lërë vetëm vendin që ai ka nën drejtimin e tij. Për më tepër, nuk është hera parë që ai gabon dhe Sulejmani, për hatér të së motrës, e fal. Këtë do e diskutojë me nënën Sulltaneshë e cila i lutet ta falë sërish, por Sulejmani thotë se nëse fal personat e familjes, do bëjë pàdrejtësi ndaj të tjerëve që u jep dénimin menjëherë. Ndërsa Hyrremi, përdor Nigarin për t’i dërguar letër Leos, me besim të plotë tek ajo, por Nigar po i lexon të gjitha letrat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*