Sulejmani i Madhërishëm/ Nigar lëshon veten para Ibrahimit

Nga shteti Rus, do dërgohen dy konkubina. Ato janë si dhuratë për nënën Sulltaneshë dhe sulltan Sulejmanin. Të dyja vajza shumë të bukura, të cilat do bien në sytë e të gjithë vajzave të tjera pasi nuk do qëndrojnë poshtë si të tjerat, por në katin e të preferuarave. Ato nuk mbajnë komunikim me asnjë nga vajzat e tjera dhe vetëm sodisin nga lart. Ardhjen e tyre do e vërejë edhe sulltanesha Hyrrem. Ajo pyet Nigarin për vajzat por Nigar nuk ia thotë tërësisht të vërtetën, për të mos e nxéhur atë.

Do jetë Symbyli ai i cili i tregon Hyrremit se për kë kanë ardhur veçanërisht vajzat. Kjo do e çmendë Hyrremin e cila menjëherë i hakérrehet Nigarit. Kjo e fundit mundohet t’ia shpjegojë se përse nuk ia tha menjëherë por më kot. Hyrrem i thotë se ajo e ka për detyrë të mos e lejojë vajzën ruse të shkojë në dhomën e Sulltanit. Më pas Nigari niset për t’i treguar Ibrahim pashait se kanë ardhur vajzat e pritura. Rrugës, takon sulltaneshë Mahidevranin. Edhe kjo gjithashtu e kércénon për Hyrremin.Image result for yuzyil 20 bolum photos

E lodhur nga situatat me sulltaneshat, Nigar qan në korridor të sarajeve. Atë e sheh Ibrahim pashai i cili menjëherë e pyet se çka ngjarë. Nigari i tregon dhe ai mundohet ta ngushéllojë. Dashamirësinë e tij, Nigari e merr si téntativë për jòshje dhe i afrohet me qéllimin për ta puthur, duke hùmbur kòntrollin mbi veten. Pashai e sjell në vete duke i thënë të matet mirë se çfarë bën, dhe pasi i kërkon falje, Nigar largohet që aty.

Nga ana tjetër, sulltan Sulejmani ndodhet nën presionin e drejtësisë dhe familjes. Me veprat që ka vepruar, dhëndri tij meriton dënimin me vàrje. Kjo kishte ndodhur edhe më parë por Sulltani e kishte falur për hir të së motrës. Ai ka frìkë se nëse bën pàdrejtësi, do i ikë kontrolli shtetit nga duart. Ai jep dënimin që i takon, dhe kështu lë motrën e tij të ve. Muhteşem Yüzyıl  109. Bölüm

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*