Sulejmani i Madhërishëm/ Nigar gjendet mes dy zjàrreve

Takimin mes Leos dhe Nigarit, do ia thotë Symbyli Ibrahim Pashait. Ai mendon se kjo është diçka që duhet ta dijë me doemos. Menjëherë Ibrahimi merr masa. Por, fillimisht, Nigari shkon pranë sulltaneshës Hyrrem për t’i dorëzuar letrën. Pranë saj ndodhet nëna Sulltaneshë, ndaj dhe nuk arrin t’ia dorëzojë . Pa folur ende me Hyrremin, Nigari shkon pranë Ibrahimit. Ai e pyet por Nigar luan rolin e të paditurës. Për fatin e keq të Hyrremit, Ibrahimi e shikon vetë letrën në gjòksin e Nigarit.

Ai e détyron t’ia lexojë, pasi e di se e flet gjuhën ruse. Më në fùnd, Ibrahimi ka diçka të madhe në dorë për Hyrremin. Ai ùrdhëron Nigarin që t’ia japë letrën Hyrremit, të mos i tregojë asgjë për bisedën që ajo kishte me të, dhe të presin se çfarë do të bëjë. Më pas, Nigar shkon pranë sulltaneshës Hyrrem, i dorëzon letrën duke i thënë se është një portret që ajo i ka kërkuar Leos, dhe pasi del nga dera, e shikon Hyrremin duke e djégur letrën.

Të nesërmen, sërish e détyruar nga Ibrahim Pashai, ajo shkon në dhomën e Hyrremit për të kontrolluar nëse do arrijë të gjejë ndonjë të dhënë apo provë mbi lidhjen e Hyrremit me Leon. Pasi kërkon shumë, Nigar arrin të gjejë një kuti të fshéhur poshtë jastëkut, brenda së cilës ndodhet portreti Hyrremit. Për të zhdùkur çdo gjùrmë e për të mbrojtur Hyrremin, Nigari e djég portretin dhe nuk i tregon askujt gjë mbi të.

Nigar ndodhet mes dy zjàrresh. Ajo as nuk mund të kùndërshtojë Ibrahim Pashain, por as nuk mund t’ia thotë sulltaneshës Hyrrem se si qëndron e gjithë situata dhe deri ku është shtrirë njohja mes saj dhe Leos. Ajo e sheh sulltaneshën tek përgatitet dhe i drùhet se mos shkon dhe takon Leon, pasi e di se aty po pret vetë Ibrahimi. Duke gjetur jùstifikime nga më të kotat, Nigari bën çdo gjë për ta ndàluar që të shkojë në atë takim. A do ja arrijë qëllimit?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*