Sulejmani i Madhërishëm/ Nëna Sulltaneshë thur një plan kundra Hyrremit

Behram Pashai hyn në dhomën e Sulltanit duke i kërkuar atij të flasin veçmas. Këtë skenë e ndjék Ibrahimi. Pasi ato kanë hyrë në dhomën e Sulltanit, i hùtuar nga se ç’duhet të bëjë, në dhomë hyn edhe Ibrahimi, pa kërkuar leje. Ai dëgjon Behramin i cili i thotë Sulltanit se Ibrahimi e ka ngarkuar me një detyrë shumë të rëndësishme, për të cilën ndihet falënderues ndaj dhe donte t’i jepte fjalën Sulltanit se do bëjë më të mirën e tij. I zënë mat, Ibrahimi pohon fjalët e Behramit, ndërsa ky i fundit largohet. Ibrahimi mbetet vetëm me Sulltanin.  Sulejmani i kujton se sado të afërt të jenë, nuk mund të hyjë në dhomën e tij pa trokitur, ndaj të mos ndodhin më.

Me të dalë që aty, Bali Bej mbetet i habitur nga ajo që dëgjoi nga Behrami. Ai pyet Ibrahimin se si mund të ndodhë një ngritje në detyrë kur dihet se ai ka tentuar ta vràsë. Për të dalë nga situata, Ibrahimi i thotë se e ka bërë vetëm për ta afruar më shumë drejt personit që po e udhëzon Behramin, kështu do mund të mësojnë kush është àrmiku i madh. Megjithatë, Ibrahimi nuk e lë me kaq. Në mbrëmje, ai e di se do e gjejë sërish Behramin në mejhane. I rrethuar nga shumë truproja, Ibrahimi i hyn në dhomë Behramit. Fjalët e fundit që do dëgjojë Behrami janë ‘Nuk duhej të ishe ngatërruar me mua’.

Dhe Ibrahimi e vrét. Nga ana tjetër, plani i nënës Sulltaneshë është shumë dashakéqës. Ajo thërret një nga vajzat e reja të haremit, dhe e porosit që të nxisë urréjtje mes vajzave të tjera, për të ndàrë ato që janë besnike ndaj Hyrremit, me vajzat e tjera. Vajza e porositur nga nëna quhet Fatma, e cila menjëherë fillon punën. Sulltanesha u ka bërë ngritje të pagave të gjitha vajzave, përveç shërbëtoreve të Hyrremit. Këto të fundit, ankohen tek Hyrremi, e cila shkon të flasë me nënën për të qenë e drejtë me të gjithë.

Kështu, nëna ua zbret rrogën të gjithave, dhe i lë të barabarta. Nga ky veprim, të gjithë vajzat e tjera përveç besnikeve të Hyrremit, fillojnë të ndjejnë urréjtje për të, duke e parë si shkaktare të zbritjes së rrogës. Grìndjes mes vajzave vazhdojnë edhe në hamame, ku Fatma gjithmonë do shpìfë dhe do luajë rolin e vìktìmës. Daja, e painformuar mbi situatën që nëna Sulltaneshë ka krijuar me qëllìm në harem, nuk di se kë të besojë. Pasi vajzat nuk kanë më durim, ato fillojnë të bëjnë kryengritje në harem, mu përballë Hyrremit, duke e parë atë në sy. Hyrrem tashmë është e frìkësuar për jetën e saj.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*