Sulejmani i Madhërishëm/ Nëna Sulltaneshë mbron Hyrremin

Sulejmani shkon pranë Hyrremit dhe fëmijëve të tyre. Ajo merr t’i tregojë se si rrodhën ngjarjet kur ai ishte në shtrat i sémurë, por Sulejmani e ndérpret. Ai thotë se në atë shtrat, në atë gjendje, ka arritur të dëgjojë, të shohë e të ndjejë çdo gjë, çdo fjalë të hedhur, çdo bisedë intíme që secili ka bërë me të e të tjera. Më pas, të gjitha femrat e familjes renditen për të takuar Sulltanin pas përmirësimit të tij. Ai e kalon rradhën e Mahidevranit, duke mos e lejuar atë që ta prekë. Kur Sulltani largohet, ajo nxjerr nervat nga Hyrremi, por këtë të fundit do e mbrojë nëna Sulltaneshë.

Sulltani shkon në dhomën e tij ku pret Mustafanë dhe Ibrahimin. Të tre së bashku diskutojnë mbi çështjen e Balisë dhe Ajbigesë, e më pas presin ardhjen e zotëri Baliut. Ky i fundit, dëshmon çdo gjë se si ka vajtur që në fillim e deri në momentin që i kanë kapur, pa génjyer asgjë. Pas dëshmimit, atë e rikthejnë në dhomën e bùrgut ku do mbahet deri në caktimin e fatit të tij. Ajbige ndalon Efsunin dhe kërkon llogari nga ajo, por Gylshah e drejton Ajbigenë nga Hyrremi duke e cilësuar atë si fajtore.

Pa hùmbur kohë, Ajbige shkon menjëherë tek Sulltanesha Hyrrem, e cila do arrijë ta qetësojë dhe t’i shpjegojë se si gjithë këtë e ka bërë që të anullohet dasma me Mustafanë e të bashkohet me Balinë, jashtë mureve të sarajeve. Në mbrëmje, Hyrrem është si gjithmonë tek Sulejmani. Ajo hap temën e Ajbigesë dhe Balisë, dhe jep mendimin e saj lidhur me gjykimin që atyre do u bëhet. A do ndikojë Hyrremi në vendimin për jetën e Balit?

Nga ana tjetër, Ibrahimi nuk ndalet nga marrëdhënia tij jashtë martesore me Nigarin. Ai kalon jo vetëm mbrëmjet, por gjithë natën tek ajo, duke i shprehur dashurinë. Ndërsa Hatixhe pret deri në të gdhirë ardhjen e tij, por më kot. Ajo shprehet me Gylfemin se tashmë e ka humbur tërësisht besimin tek Pashai, dhe sa do që ai të gjejë justifikime, sërish është e bindur se ka një femër tjetër. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*