Sulejmani i Madhërishëm/ Mustafa i bërtet Hyrremit para të gjithëve

Fatma shkon pranë Gylshahut dhe rréfen gjithë situatën si qëndron mes Gyl agës dhe Efsunit. Lajmi mbërrin tek Mahidevrani e cila menjëherë merr Efsunin në dhomën e saj duke e akùzuar për tràdhti. Sado që Efsun kundërshton, ajo nuk ia ka besën, ndaj e dërgon pranë Hyrremit duke ia përplàsur për fytyrë. Gjithashtu Hyrremi mòhon të ketë lidhje me të. Mustafa kërkon Efsunin dhe Mahidevran i del kundër. Ai zgjedh që të pyesë vetë Efsunin dhe ajo i betohet për dashuri dhe besnikëri, ndaj Mustafa i beson.

Nga ana tjetër ndodhet Ajbige. Ajo shkon pranë Hyrremit për t’i thënë se tashmë çdo gjë ka mbaruar mes saj dhe Balisë. Në atë moment, Mihrimah bëhet gati të dalë në bahçe shëtitje me Balinë. Hyrrem i propozon Ajbigesë të shoqërojë vajzën e saj. Në shëtitje, Ajbige ndàlet veçmas me Mallkoçollun dhe Mihrimah i vëzhgon nga larg teksa ato rrijnë shumë afër njëri tjetrit.

Teksa qëndron me sulltaneshat e tjera, Mihrimah shpreh xhelozinë për Ajbigenë dhe Balinë duke e akuzuar Ajbigenë për paturpësi. Të gjithë qeshin duke mos e marrë seriozisht Mihrimanë. Hyrrem dhe Mustafa do të përballen me njëri-tjetrin. Anën e kujt do të mbajë sulltan Sulejmani kur të mësojë mbi debatin e tyre? Mahidevran shpërthén duke akùzuar Hyrremin si àrmike të djalit të saj dhe e oféndon duke thënë se askush s’e do. Hyrrem ngrihet për t’i thënë asaj ‘Mjaft!’ por në atë moment ndërhyn Mustafa. Ai i del në mbrojtje nënës së tij.  Një revoltë do të ndodhë në sarajet e Ibrahimit.

Hatixhe ka filluar të dyshòjë tek dashuria e Ibrahimit. Ndërkohë Daje ka vendosur të martojë përsëri Nigarin. Në mbrëmje, Daje kupton se Nigari ka ikur sërish nga sarajet edhe pse ajo e lajmëroi të qëndronte aty. Në të njëjtën kohë, Hatixhe ndodhet në sarajet e saj, duke i shprehur mërzinë Gylfemit. Hatixhe shpreh se e ndjen që Ibrahimi nuk e do më. Të nesërmen në mëngjes, Daje kritikon Nigarin dhe e paralajmëron se një ditë, të gjithë do e marrin vesh dhe do e pësojë shumë keq.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*