Sulejmani i Madhërishëm/ Mihrimah nuk héq dorë nga Mallkoçollu

Sulltan Sulejmani vendos të dalë në treg, si një person i thjeshtë, por megjithatë i shoqëruar nga ushtàrët e tij, përfshírë këtu edhe Mallkoçollunë. Ai dëshiron të dijë gjendjen e pazarit, se si ecën tregtia dhe sa të kënaqur janë banorët. Gjatë kësaj kohe, ai takohet edhe me Kadi Efendiun. Në një moment, një thíkë drejtohet për tek Sulltan Sulejmani por për fatin e tij të mirë, Mallkoçollu e shikon në kohë dhe e shpëton.

Sakaq, në sarajet e Sulltanit ndodhet pjesa tjetër e familjes së tij. Mes djemve Selim dhe Bejazit ka gjithmonë zénka të shpeshta, nganjëherë edhe të pakuptimta. Ndonëse qëndrojnë bashkë gjatë gjithë kohës, ato edhe e xhélozojnë njëri tjetrin. Kësaj rradhe bëhet fjalë për përgatitjet e lùftës. Me shumë mundësi, Selimi do marrë pjesë, ndërsa Bajaziti është ende i vogël. Kjo do shkàktojë një përplàsje mes vëllezërve, e cila do përfùndojë në dhùnë. 

Një e papritur do ndodhë për Sulltaneshë Hyrremin. Teksa ajo bën përgatitjet për sarajin ku do qëndrojë Sulltaneshë Shahubani, kjo e fundit ka bërë dhe realizuar planet e veta. Me largimin e Hatixhesë nga sarajet e saj, Shahubani vendosi të zhvendosej vetë aty. Këtë nuk e di as Sulltaneshë Hatixheja. Ndërkohë, në sarajet e Manisës mbërrin një letër për pasardhës Mustafanë, nga babai tij. Në të shkruhet se Mustafai nuk do i bashkohet lùftës por do vazhdojë drejtimin në sarajet ku ndodhet.

Me të dalë në sarajet e Hatixhesë, Shahubani fillon të thurë planet për rrénimin e Hyrremit. Ajo do shfrytézojë nisjen e Sulltanit për në luftë, për të gjetur Hyrremin më të vetme dhe më të pafuqíshme. Nga ana tjetër, Sulltaneshë Mihrimah nuk heq dorë nga dashuria saj e pamùndur për Mallkoçollunë. Ajo i lë porosi vëllaun e vogël që po del për herë të parë për në lùftë, dhe i kërkon të ketë shumë kujdes edhe veten pasi do jetë duke e prítur me padurim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*