Sulejmani i Madhërishëm/ Matrakçi strehon të arratisurit

Hyrremi, e cila e nisur nga ambìcia e saj e sémurë gabon shpesh dhe flet shumë, bëhet shkak që ta largojë Sulejmanin nga vetja saj. Ai shkon pranë princeshës Izabela, duke e lënë vedin të lirë para saj.  Pranë Hyrremit shkon Nigari. Ajo i tregon se e ka parë Sulltanin të puthej me princeshën. Kështu, duke e ndjerë rrézikun që po i kanòset, Hyrrem vendos të paralajmërojë princeshën, ta kércénojë atë. Hyrrem e gjen princeshën në gjumë dhe i thotë të largohet që aty sa më shpejt, ndryshe fundi i saj nuk do jetë aspak i mirë. Sipas Hyrremit, princesha është thjeshtë një sfidë për Sulltanin. Në momentin që ai e merr nga princesha atë që do, ia heq vlerën asaj. Princesha shprehet se dëshiron me shpirt të largohet nga ai, por sa më shumë që ajo largohet, ai i afrohet. Tashmë princesha është e bindur të lùftojë, sa më e vështirë që kjo i bëhet.

Sakaq, dashuria e Bali Beut ndaj Arminës, duket se është e pamundur për t’u arritur, por pas insistimeve të tij, babai Arminës vendos ta dërgojë të bijën tek xhaxhallarët e saj. Sapo bëhen gadi, Bali Bej e shikon këtë skenë, dhe është ai që gràbit Arminën për ta shpëtuar nga ikja larg. Ato strehohen në shtëpinë e Matrakçiut, Nasuh Efendiut. I dëshpëruar, babai Arminës pyet të gjithë pazarin nëse e kanë parë, dhe në fund troket në derën e Matrakçiut. Ndonëse ky i fundit e mohon të jenë të rinjtë brenda, ai e di se ndodhen aty. Armina tenton të flasë, por Bali Bej e ndalon atë. Babai Arminës paralajmëron se nëse nuk do ia kthejnë të bijën, do ankohet tek Ibrahimi. 

Ndërsa princeshë Izabela, nuk po bën xheloze vetëm Hyrremin. Gjatë një darkimi, Hatixhe shikon afrimitetit që mundohet princesha të krijojë me Ibrahimin. Ajo i thotë se e ka dëgjuar t’i bjerë violinës, dhe se do dëshironte ta dëgjonte personalisht, e më pas i vë dorën në krahun e tij. Pas darkës, pasi princesha është sistemuar në dhomën e saj, Ibrahim Pashai shkon për ta pyetur se si është dhe nëse ka nevojë për diçka. Prapa derës po përgjon Hatixheja, e cila nuk është aspak e kënaqur me gjithë interesimin e të shoqit, por Pashai justifikohet duke thënë se është mysafire e veçantë e Madhërisë, ndaj dhe po tregon kaq kujdes.

Teksa po qëndrojnë në bahçe të gjithë së bashku, djali Hyrremit shikon një gjarpër por nuk frikësohet. Mahidevranin e bezdis fakti që edhe i biri, është trim si nëna tij. Më pas, Hyrremi ka një paralajmërim si dhe kërkesë për Nigarin. Ajo e urdhëron të gjejë se çfarë prove ka Ibrahimi në dorë për Leon dhe Hyrremin; si dhe të mos harrojë se nëse Hyrremit i ndodh diçka, edhe ajo vetë do digjet me të. Nigar e ka shumë të vështirë të bëjë diçka kundra Ibrahim pashait, nga ajo që ndjen për të, por që ende askush nuk e di.

Pin on Costumes

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*