Sulejmani i Madhërishëm/ Mahidevrani përgjon Hyrremin me Hatixhenë

Familja e sulltan Sulejamanit përgatitet për të shkuar në darkën e thirrur në sarajet e reja të sulltaneshës Hatixhe me Ibrahim pashanë. Fillimisht do mbërrijë Mahidevrani, me Gylfemin dhe nënën sulltaneshë. Kjo e fundit nuk do mbetet aspak e kënaqur nga stili i huaj i përdorur për arredimin e sarajeve, dhe nuk do kursehet për ta shprehur. Në mbrojtje të zgjédhjeve të Ibrahim pashait, do dalë Gylfemi. Pas tyre, do vijnë së bashku sulltan Sulejmani me Hyrremin. Edhe ai do komentojë stilin e huaj të vendosur në shtëpinë e re të së motrës, por më me butësi.

Mes tyre do jetë edhe Sadika si shërbëtore. Këtë do e vërejë Sulejmani dhe Hyrrem me xhélozinë e saj, do përzërë me stil Sadikanë që aty. Ajo shkon menjëherë tek Matrakçiu. Ai e sheh të mérzitur dhe i kërkon t’ia tregojë pròblemin që e mundon, pasi është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të. Me këtë fjali, Sadika fillon ta shfrytëzojë Matrakçiun. Ajo i thotë se e ka marrë malli për familjen dhe do dëshironte t’u dërgonte një letër. Pa dyshùar aspak në fjalën e saj, Matrakçiu merr përsipër të kryejë porosinë e të dashurës së zemrës së tij.

Sakaq, sapo Leo hyn në sallën e ngrënies për t’u prezantuar si piktori që ka zbukuruar sarajet, ai shikohet në sy me Hyrremin. Nga shòkimi i madh, ajo fillon të kòllitet derisa kërkon leje të largohet për të freskuar fytyrën. Në dhomën tjetër ajo qàn derisa pranë saj shkon sulltaneshë Hatixheja. Kjo e fundit mundohet ta kuptojë se çfarë ka, dhe Hyrrem është gati t’ia thojë sekrétin. Ajo nuk e di se pas derës qëndron duke përgjuar sulltaneshë Mahidevrani, por megjithatë preferon të mos e tregojë si qëndron puna në të vërtetë. Gjendjen e saj e justifikon duke thënë se pas periudhës së lindjes është bërë shumë e ndjéshme dhe ka frikë se të tjerët do ia prishin lumturinë që ka ndërtuar me sulltanin.

Ndërsa sulltan Sulejmani, gjatë përgëzimit të Leos për punën e bërë, i ofron atij të mësohet e të sistemohet me jetën në Kostandinopojë, e të mos largohet më. Por Leo nuk mendon kështu. Ai thotë se pak punë i ka mbetur për të kryer dhe do kthehet në vendlindje. Ndërsa Hyrremi, nga frika se do i merret vesh e shkuara me Leon, sheh në makthe sulltaneshë Mahidevranin sikur ia ka zbuluar sekrétin dhe po e kércénon me të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*