Sulejmani i Madhërishëm/ Mahidevran dërgon një femër në dhomën e Sulejmanit

Hyrrem takohet me Gylshahun, teksa ajo është në gjendje të mjéruar. Ajo i thotë se ka diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë, por duke qenë një çështje tepër e madhe, kërkon që në kémbim, ta fusë sërish  brenda në saraje dhe ta lejojë të jetë shërbëtorja saj besnike. Hyrrem pranon vetëm nëse ajo gjë do jetë me të vërtetë shumë me rëndësi. Pasi Gylshah i tregon, Hyrrem shokohet si dhe pranon kushtin e saj. Për ta vërtetuar, Gylshah i thotë që të gjejnë ku ndodhet Nigari pasi ajo është larguar nga sarajet vetëm për të fshéhur bàrrën.

Nga ana tjetër, Mahidevrani shkon pranë Sulejmanit, për ta informuar me përgatitjet që po bëhen për ikjen e Mustafasë në sanxhak. Para se të largohet, i tregon se i ka bërë një dhuratë modeste, një unazë. Ai e pranon dhe  e vendos në gisht. Kur vjen Hyrremi, shikon unazën dhe mëson nga kush e ka dhuratë. Ajo reagon kéq duke i thënë se nuk duhej ta pranonte pasi mund t’i jepte hapësirë për ta kéqkuptuar,por Sulltani zgjedh t’i përgjigjet Hyrremit duke i shprehur asaj sërish dashurinë që ka ndaj saj dhe pamundësinë që dikush t’u futet në mes. 

Ndërkohë, Symbyli me Sheker Agën dalin në pazar për të kryer disa nga blerjet për pallat. Ato shikojnë Nigarin e cila gjithashtu po bën blerje, për beben e saj. Menjëherë Nigari mbrohet dhe thotë se këto janë dhurata për mikeshën e saj shtatzanë. Ajo niset për në shtëpinë e saj, ku do presë Ibrahim Pashanë me udhëzimet e duhura për largimin që aty. Ato nuk e dijnë se nga jashtë po vëzhgohen nga një roje që punon për Hyrremin.

Por Mahidevrani nuk do ndalet me aq. Në mbrëmje, ajo zgjedh një vajzë ruse nga haremi për ta dërguar në dhomën e Sulltanit. Lajmi shkon tek Hyrremi e cila e xhíndosur kërkon llogari nga Mahidevrani për atë veprim. Kjo e fundit shprehet se është detyra saj të kujdeset për kënaqësitë e Sulltanit, por zhgénjehet kur shikon vajzën ruse, Ollgën, duke u kthyer nga dhoma Sulltanit, e réfuzuar. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*