Sulejmani i Madhërishëm/Lutfi Pashai dyshon mbi Shahubanin

Teksa qëndron në pallatet e Edirnesë, Sulltaneshë Hyrremi mendon se si të gjejë rrugën që të çlírohet nga sýrgjýnosja. Ndàj, ajo mendon se Lutfi Pashai do i kryente punë. Duke i kërkuar që ta mbàjë të fshéhtë faktin e takimit të tyre, Lutfi Pashai pranon dhe shkon pranë Hyrremit në Edirne. Ajo i tregon se Shahubani gjithnjë e ka përdorur dhe ende po e pérdor atë.

Ajo i përmend të ndjérin Ibrahim Pashanë dhe ndjénjat që Shahubani ka ushqýer me vite ndàj tij. Lutfi Pashai largohet për tu kthýer sërish në Stamboll. Gjatë asaj kohe, Shahubani ka arritur të mësojë që ai e ka génjyer duke mos i treguar se ku do shkonte realisht. Në mbrëmje, ai i kërkon llogari gruas së tij por Shahubani i kujton se nuk mund të flasë në atë mënyrë me të.

Sakaq, në Edirne ka mbërritur pa lajmëruar edhe Rrustem Pashai. Ai kërkon takim vetëm për vetëm me Hyrremin dhe kjo e fùndit fillon të dýshojë paksa. Ai i tregon për gjithë bisedën që ka pasur me Sulltaneshë Shahubanin dhe çfarë ajo i ka kërkuar të bëjë. Në moment, Hyrremi fríkësohet me idenë se ai mund ta vràsë për pushtet, por qetësohet kur ai thjesht i rivërteton besnikërinë ndaj saj.

Nga ana tjetër, Sulltaneshë Mihrimah vazhdon t’i lutet babasë së saj që t’i japë leje për të shkuar disa ditë në Edirne, për të takuar nënën e saj. Përveç Mihrimasë, edhe fëmijët e tjerë pyesin për sýrgjýnosjen e Hyrremit por Sulltani nuk i tregon. Mihrimah niset së bashku me Xhihangirin për Edirne, të shoqëruar nga mbrojtja e Mallkoçollusë.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*