Sulejmani i Madhërishëm/ Kadiu propozon ekzékùtimin e Ibrahimit

Ajaz Pashai me këshillat dhe bashkëpunimin e Sulltaneshë Hyrremit vendos që të dòrëzòjë para Sulltan Sulejmanit deklaratat e Ibrahim Pashasë në të cilat ai e paraqet veten të barabartë me Sulltanin ndërkohë në sarajet e tij i prét njerëzit e tij para një froni. Ndonëse se nuk e jep veten para Ajaz Pashait, Sulltan Sulejmani pésòn një trònditje të madhe nga fjalët e Ibrahim Pashasë.

Gjatë gjithë natës dhe ditëve në vijim, Sulltan Sulejmani mendon vetëm për çështjen e Ibrahim Pashasë. Mundohet të gjejë një rrugë në të cilën të zbàtohet edhe drejtësia e tij edhe të mbàjë fjalën që i ka dhénë Ibrahim Pashasë duke i thënë se do e mbronte edhe nga vetja e tij. Sipas ligjeve perandorake, dénimi i fàjit të Ibrahim Pashasë është vetëm ekzékùtimi i tij.

Për të diskutuar çështjen e Ibrahim Pashasë, Sulltan Sulejmani shkon pranë Kadi Efendiut. Pa i treguar se bëhet fjalë konkretisht për Ibrahim Pashanë, ai i paraqet situatën se si qëndron dhe prét mendimin e Kadisë si vendimin më të drejtë që mund të marrë. Sipas Kadisë, një person i tillë, duhet të ekzékùtohet gjatë kohës kur Sulltan Sulejmani është në gjumë.

Nga ana tjetër, rritja e fëmijëve të Sulltaneshë Hyrremit ka filluar ti përbàllë ato në situata ku nuk qëndrojnë krah njëri-tjetrit. Pasardhës Mehmeti, dýshon mbi të motrën dhe Jahjanë por Sulltaneshë Mihrima e mòhon një gjë të tillë. Mehmeti kërkon ta çojë çështjen tek nëna e tij, Sulltaneshë Hyrremi por Mihrima e kércénon se nëse i tregon që ajo ka takuar Jahjanë, atëherë nëna e tyre do mësojë edhe që Mehmeti ka lénë një shérbëtore me bàrrë.   

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*