Sulejmani i Madhërishëm/Ibrahimi pranon tradhétinë e tij para Hatixhesë

Mahidevrani mbetet ngùshtë para gruas hebreje të cilës i ka marrë disa herë rradhazi, shifra të mëdha bòrxhi. Sulltanesha shkon pranë Ibrahim Pashasë dhe i tregon si është puna, por ai nuk e mirëpret aspak. Megjithatë, i premton se do interesohet për ta rregulluar. Lajmi mbërrin deri tek Gylfemi, e cila është përgjegjëse për punët e haremit. Ajo paràlajmëron Mahidevranin ta rregullojë menjëherë çështjen e borxhit, në të kundërt do i tregojë Sulejmanit.

Sakaq, Hatixheja ka thërritur Nasuhun në sarajet e saj. Ajo e pyet detajisht mbi arsyen e dívorcit me Nigarin dhe nëse janë takuar që pas asaj dite. Nasuh Efendiu i pranon të gjitha, duke përfshirë këtu edhe atësinë e shtatzanisë së Nigarit. Sapo largohet nga sulltaneshë Hatixheja, Nasuhu shkon tek Ibrahim Pashai. Ai i tregon ímtësisht mbi bisedën me sulltaneshën dhe kërkon të dijë se çfarë mund të bëjnë tani që punët janë bërë kaq kéq.

Sulltaneshë Hatixheja nuk bíndet me kaq. Ajo shkon në sarajet e Sulltanit fillimisht për të përcjellur Mustafanë për në Manisë, e më pas për të marrë në pyetje Hyrremin. Kjo e fundit e pranon se e ka lënë ajo letrën në dhomë. Hatixheja e akùzon për shpífje dhe se nuk ka baza për atë që thotë, por Hyrrem i sjell mu përpara këmbëve një dëshmitare të fortë; Gylshahun. Gylshah i tregon Hatixhesë arsyen se përse e kanë bërë copë e çikë duke pasur qéllim vràsjen e saj.

Me Gylshahun për krahu, Hyrremi shkon tek Ibrahimi. Ai e shikon Gylshahun si të ishte një fàntazmë, dhe Hyrremi i kërkon të pranojë tashmë se e ka hùmbur bétejën ndaj saj. I shòkuar, ai hyn në dhomë, dhe pret me ànkth kthimin për në sarajet e tij dhe Hatixhesë. Sulltanesha i tregon se Nigari ndodhet në sarajet e tyre, si dhe çdo dýshim që i është krijuar apo informacione që i janë lënë. I lòdhur nga jeta mes génjeshtrave, Ibrahimi pranon tràdhtinë e tij me Nigarin dhe atësinë e foshnjes ende të palindur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*