Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahimi largohet nga sarajet e tij vetëm me princeshën

Pas darkës në sarajet e Ibrahimit, Hyrrem gjen rast për t’i thënë Sulejmanit se është e shqetësuar për Hatixhenë. Kjo e fundit, mund të bëhet xhéloze nga afrimiteti që Ibrahimi ka krijuar me princeshën. Paralelisht, nga ana tjetër princesha i kërkon Pashait që t’i japë leje për të shkuar në kishë. Për të qenë më i sigurtë, ai e shoqëron vetë atë. Ndërsa Sulltani, duke marrë në konsideratë fjalën e Hyrremit, shkon menjëherë për tek sarajet e Ibrahimit. Ai shikon që as princesha dhe as Pashai nuk ndodhen aty.

Ata janë në kishë. Në bisedën që princesha bën me priftin, ajo i tregon se ndonëse pa dëshirën e saj, ka puthur një burrë të huaj, duke qenë e fejuar me dikë tjetër. Izabela i tregon priftit se kush është, se si po e mbajnë péng dhe se si e kanë informuar familjen e saj që ajo ka vdékur. Me të ikur princesha që aty, prifti thërret zotëri Grittin dhe i tregon mbi takimin me princeshën. Ndërsa Ibrahimin e thërret Sulejmani, i cili e pyet se ku ishte dhe shpreh pakénaqësinë e tij mbi veprimin e Ibrahimit.

Mbi çështjen e ruajtjes dhe vëzhgimit të princeshës, Sulltani ngarkon Bali Beun. Ky i fundit dëshiron të flasë me Ibrahimin për Arminën dhe babain e saj që po i bëhet péngesë, por Ibrahimi réfuzon ta dëgjojë, i nxitur nga xhélozia për Sulejmanin që po afrohet me të. Sapo shkon në sarajet e tij, Ibrahimit i del përpara babai Arminës. Ai i tregon për Bali Beun dhe Matrakçiun si dhe pret zgjidhje nga pashai. Ky i fundit thërret Bali Beun në sarajet e tij dhe urdhëron që ta kthejë vajzën në familjen e saj. Ndërsa Armina, ka filluar të ndjéjë për Bali Beun pas një bisede me Matrakçiun i cili i shpjegoi se sa serioz është Bali Beu në këtë çështje.

I ngarkuar me detyrat e shtetit, Bali Beu shkon të marrë princeshën për ta dërguar në shtëpinë ku ka qëndruar më përpara. Në sarajet e Ibrahimit mbërrin zotëri Gritti sapo ato bëhen gadi të nisen, por Mallkoçollu mohon të ketë punë me princeshën, ai thotë se po dërgon sulltaneshë Hatixhenë në një vend. Me t’u larguar Mallkoçollu, Gritti shikon Hatixhenë që ndodhet në sarajet e veta. Sakaq, për princeshën vjen një dhuratë nga vetë Sulltani. Varësja të cilën Hyrremi mendon se është për të. Kjo e fundit ka përgatitur një plan për ta vënë në kùrth princeshën, duke i futur një gjarpër hélmues në dhomën e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*