Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahimi kërkon fëmijë nga Nigari

Hyrrem shikon Sulejmanin, dashurinë dhe mbrojtjen e saj, i cili lëngon në shtrat i sémurë. Të gjithë presin më të keqen, duke menduar se kësaj rradhe nuk do ketë shpëtim. Ajo premton se nëse ai do vdésë, edhe Hyrrem dhe fëmijët e saj do vràsin vetet e tyre. Por Mahidevrani i përgjigjet se për të nuk do ketë vdékje, pasi do qëndrojë në jetë, dhe do shikojë tòrturat që Mahidevrani vetë do i bëjë fëmijëve të saj.

Duke u fríkësuar nga lígësia Mahidevranit, nëna Sulltaneshë urdhëron që Hyrremi dhe fëmijët e saj të largohen menjëherë nga sarajet, dhe të jetojnë tek Hatixheja për të qenë më të sigurtë. Koha kalon dhe shumë shpejt, Sulejmani ngrihet nga gjendja pa vetëdije në të cilën ka qenë. Hyrrem tenton t’i thotë se çfarë ka ndodhur dhe sa në rrezík kanë qenë, por Sulejmani përgjigjet se në atë shtrat, ka ndjerë dhe dëgjuar çdo gjë. Ai e di se kush ka uruar shërimin e tij e kush vdékjen.

Nga ana tjetër, asnjë ngjarje e bujshme që ndodh në sarajet e Sulltanit apo sarajet e Ibrahim Pashait, nuk do ndalojë këtë të fundit që të vazhdojë marrëdhënien e fshéhur me Nigarin. Ai gjen veten tek ajo, dhe shprehet se është shumë i dashuruar pas mirësisë dhe dashurisë që ajoi fal. Ndaj, kjo gjendje e dashuruar bën që ai të kërkojë të ketë fëmijë me të. Ai dëshiron të kenë një vajzë, që t’i ngjajë Nigarit. Në të njëjtën kohë, Hatixhesë i shtohen dyshimet dhe vendos një roje për ta ndjékur Ibrahimin në çdo hap.

Sakaq, anija ku ndodhej Bali me Ajbigenë, u ndalua nga personat e posaçëm të dërguar nga Sulejmani. Tashmë ato merren në pyetje. Ajbigeja nuk ndodhet në ndonjë rrezík të madh, përveç anulimit të martesës së saj me Mustafanë. Ndërsa Bali, shpjegon gjithë situatën para Mustafasë e Sulltanit, pa ndryshuar asnjë detaj dhe shprehet i gatshëm të pranojë çdo lloj dënimi. Mustafa jep vendimin për t’ia marrë jetën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*