Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahimi dhe Nigari i ngrenë kùrth Hyrremit

Pas vdekjes së të birit, ndonëse dhìmbja është shumë e madhe për të dy prindërit, për sulltaneshë Hatixhenë duket se do jetë a pakapërcyeshme. Fillimisht ajo shkon të fajësojë statujat. Hatixhe mendon se ato janë shkak për të larguar fatin e mirë në familjen e saj, duke sjellë vetëm fatkéqësi. Pasi arrijnë ta qetësojnë nga krìza që kalon duke parë statujat, e dërgojnë për në hamam.

Ajo urdhëron që të largohen që të gjithë për ta lënë vetëm. Sapo e lënë vetëm, ajo merr një thikë që ka afër dhe pret damarët e saj. Nigari është ajo që kupton se diçka ka ndodhur dhe me shumë vështirësi, arrijnë ta kurojnë për ta kthyer në vete. Duke mos patur zgjidhje tjetër, nënë Sulltanesha merr të bijën për tu larguar për disa kohë nga ato ambjente. 

Gjatë asaj kohe, flirtimi dhe joshja mes Ibrahim Pashait dhe Nigarit rritet shumë, duke arritur të kalojnë natën së bashku. Joshja gjithashtu po rritet edhe mes princeshës Izabela dhe Sulltanit. Izabelës i ofron Hyrremi ndihmën e saj për tu arràtisur. I gjithë plani përgatitet por përqëndrimi i Bali Beut në punë, i pengon që të përfundojnë planin. Herën e dytë që përgatisin planin, i dëgjon Symbyli, i cili menjëherë lajmëron Pashanë. Sapo hyp në anije për të ikur, Izabela gjen Ibrahimin.

Sulltan Sulejmani   e mëson se ka qenë Hyrremi ajo që e ka ndihmuar, por nuk i thotë asgjë. Ai zgjedh që në vend të së folurës, të sjellë Izabelën në sarajet e tij. Hyrrem bën plane për ta larguar që aty, por jo për ta vràrë. Ibrahimi me Nigarin i ngrenë kùrth dhe vràsja e Izabelës përfundon si faj i Hyrremit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*