Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahimi bràktis Hatixhenë dhe shpreh dashurinë për Nigarin

Ibrahimi i shpjegon se ai i është afruar vdékjes me çdo rritje posti që vetë Sulltani i ka dhënë. Megjithatë, është i gatshëm të heqë dorë nga pozicioni që ka në shtet. Dorëhéqjen e tij, Sulltani e pranon menjëherë. Ibrahimi shkon në sarajet e tij dhe përgatit rrobat për t’u larguar. Hatixhe mundohet ta kuptojë dhe ta ndalojë çfarë po ndodh por nuk arrin dot. Ibrahimi largohet nga sarajet. Rrugës, atij i del Ajaz pashai por edhe atë e kalon si péngesë.

Hatixhe, në gjendje të déshpéruar, shikon màkthe me Ibrahimin dhe mendon se Sulejmani e ka vràrë atë. Ajo shkon pranë vëllait të saj dhe në saraje përhapet thashéthemi se Ibrahimin e kanë ekzékutuar. Nigarit i bie të fìkët mu në mes të harémit sapo e dëgjon. Sakaq, Hyrrem interesohet për gjéndjen e Nigarit por Daja i thotë se është mérzitur vetëm nga ndàrja me Nasuhun. Hyrrem i jep zemër Nigarit dhe i thotë të mos mérzitet për dikë që nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm.

Nga ana tjetër ndodhet Ajbige me Mustafanë. Teksa ato të dy qëndrojnë me njëri tjetrin në tarracën e Mustafasë, Hyrrem shkon pranë Baliut. Ajo thotë se do dëshironte që shumë persona të tjerë të kishin guximin e Ajbigesë që po martohet pa dëshirë. Vetë Ajbige nuk lë rast pa shfrytëzuar për të bërë xhéloz Balinë, duke iu afruar Mustafasë dhe duke i kërkuar Balisë që të organizojë një festë madhështore për fejesën e saj me princin.

Ndërsa Fidani dhe Fatma, tashmë ende nëpër saraje me fytyra të djégura. Ato janë frìkësuar dhe paralajmëruar aq shumë, sa assesi nuk e pranojnë që këtë ia ka bërë Hyrremi, por thonë se ka qenë aksìdent. Më pas, sarajet ngrìhen në këmbë nga britmat e sulltaneshës Hatixhe e cila kërkon llogari nga Sulltani për jetën e Ibrahimit. Ky i fundit, është strehuar në një tjetër shtëpi dhe ka marrë vëllanë e tij pranë vetes. Në një bisedë me zemër në dorë, ai i tregon për dashurinë që ndjen ndaj Nigarit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*