Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahim rikthehet në saraje

Sulltaneshë Hatixheja shkon sërish pranë Sultlanit menjëherë të nesërmen. Ajo i thotë se tashmë nuk i ka mbetur aspak durim dhe nuk di si të veprojë. Ajo i përgjërohet që të ketë mëshirë e të mos bëhet vràsës i familjes. Hatixhe e shikon drejt e në sy dhe në mënyrën e saj e urdhëron se nëse ka menduar ta vràsë Ibrahimin, atëherë më parë të vràsë vetë Hatixhenë, që kjo e fundit të mos përjetojë dhìmbjen e hùmbjes së bashkëshortit.

Ajo shkon më pas pranë Mustafasë i cili ndodhet me Efsunin. Hatixhe i kërkon që të shkojë ai pranë Ibrahimit dhe ta bindë që të kthehet, pasi nëse nuk vjen as për fejesën e tij, atëherë punët do jenë shumë keq. Për të bindur dhe dërguar Mustafanë, ndërhyn edhe Daje. Ajo shikon edhe Nigarin që pyet me merak Hatixhenë se kur do kthehet Ibrahimi dhe e krìtikon ashpër.

Sakaq, Hyrrem ka marrë informacionet nga Gyli, se Bali shkon pranë Elenikës në mejhane, vetëm për të harruar dhìmbjen e dashurisë. Hyrrem ia përcjell këtë lajm menjëherë Ajbigesë por ajo ka frìkë se është vonë. Duke gjetur rastin të takohet vetëm për vetëm me Balinë, ajo e pyet nëse e do ende, por Bali refuzon të përgjigjet. Ai thotë se është e pamundur të jenë bashkë, pasi Sulltani ia ka lënë amanet dhe nuk mund ta shkélë.

Mihrimah, vajza Hyrremit jep shenjat e parë të ligësisë së saj. Teksa i vëllai i thotë të mos prekë asgjë në xhevahiret e nënës së tij, ajo i merr kurorën dhe e vë në kokë. Kurora bie në tokë dhe thyhet. Kur Hyrrem e vë re, Mihrimah thotë se ka parë shërbëtoren e saj duke e përdorur. Sado që shërbëtorja e mohon, Hyrrem beson të bijën. Nga ana tjetër, Mustafa arrin të bindë Ibrahimin që të vijë në fejesën e tij. Ibrahimi vjen, por sërish largohet, madje pa kërkuar leje dhe pa lajmëruar. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*