Sulejmani i Madhërishëm/ Ibrahim ka në duar prova për të zhdùkur Hyrremin

Hyrrem, me jastëkun e tij dëshiron t’i marrë frymën Ibrahimit por sapo tenton ta bëjë, Nigar mbërrin në dhomë dhe Hyrrem sajon situatën gjoja po ia rregullonte. Pas saj, vjen mjeku sërish, tashmë me një kurim në dorë. Hyrrem e dëgjon atë teksa flet me vete duke thënë se ky është hélmim. Nuk do vonojë shumë dhe Ibrahim do vijë në vete. Ai e pyet mjekun se çfarë i ka ngjarë dhe kur merr vesh se është hélmim, ai e urdhëron të mos flasë me askënd. Sapo zbrét tek familjarët e Ibrahimit, Bali Bej e pyet se nga se po vùan pashai tyre. I zënë ngusht, mjeku detyrohet të gënjejë, duke i thënë se është ftohur në mushkëri.

Sakaq, Sulltanin qëndron pranë Izabelës pas pickimit me hélmim që ajo pésoi në këmbë. Pa qenë e informuar mbi këtë ngjarje, Hyrrem shkon në dhomën e Sulejmanit por Bali Beu e lajmëron se ai ndodhet në shtëpinë ku po qëndron princesha. Ai ka kaluar gjithë natën pranë saj, duke u kujdesur. Princeshës do i vijë një letër nga njerëzit e saj, në të cilën informohet se do e presë një anije për t’u arràtisur dhe se për detajet e planet duhet të shkojë sërish në kishë. Këtë rrallë, ajo nuk është aq e lumtur sa përpara kur mendon të ikë që aty, pasi ka filluar të ndjejë për Sulejmanin.

Nga ana tjetër, lùfta mes Hyrremit dhe nënës Sulltaneshë sa vjen dhe acàrohet. Hyrrem del nga sarajet pa lejen e saj, dhe për t’ia kthyer, nëna urdhëron që dhomën e Hyrremit t’ia kalojnë Mustafasë. Hyrrem shikon që në ballkonin e saj ndodhet Mahidevrani me të birin dhe shkon menjëherë pranë. Për ta përqeshur në fytyrë, Mahidevran i thotë se mundet të shkojë ndonjëherë pranë saj për të parë pamjen nga tarraca, por Hyrrem i siguron se pamja që do shohë, do jetë Hyrremi me Sulejmanin në tarracën e tij, duke shfaqur dashurinë e tyre.

Ndërsa në portën e Ibrahimit dhe Hatixhesë do trokasë një fatkéqësi. Hatixhenë e zë gjumi teksa po ushqen të birin me gji, duke i bllokuar atij frymën në një kohë të konsiderueshme sa për t’i marrë jetën. Ato zgjohen në mëngjes me lajmin e vdékjes së Mehmetit të vogël. I gjithë pallati ngrihet nga piskàmat e Hatixhesë. Kur u shkojnë për ngushéllim, Ibrahim e ndalon Hyrremin për t’i kërkuar llogari. Ai i thotë se e di që hélmimin e ka patur nga ajo, por nga djali saj çfarë kërkonte. Duke u betuar mbi fëmijët e saj, Hyrrem thotë se nuk ka asnjë lidhje me vdékjen e djalit, se nuk mund t’ia bëjë këtë një fëmije dhe se nuk duhet të harrojë se ka qenë ajo që ia ka shpëtuar jetën ditën kur ka lindur. Ndërsa për Ibrahimin vetë, ajo thotë se në rastin e parë që do i jepej, do e kishte flàkur atë. Për t’i vërtetuar që Ibrahimi e ka atë mundësi për ta flàkur Hyrremin por nuk e bën, ai e shpie pranë një vendi, në të cilin ndodhet ditari Leos me të gjitha rréfimet në të.Muhteşem Yüzyıl 34. Bölüm Foto Galeri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*