Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi vendos që Selimi të shkojë në Manisa

Làrgimi i pasardhës Mustafasë nga sanxhaku i Manisës solli një mòri thashéthémesh dhe aludímesh, ku më të shumtat ishin se ky vendim erdhi si pàsojë e mbùshjes me urréjtje që Hyrremi i bën Sulltanit vazhdimisht. Të gjithë fàjësojnë Sulltaneshën dhe shikojnë Mustafanë me kéqardhje. Por, sipas Sulltanit, làrgimi nga Manisa nuk është një dénim, përkùndrazi. Tashmë që të gjithë ndodhen në sarajet e Stambollit, duhet të zgjedhet një drejtues për atë vend.

Para se të càktohet vendimi, pasardhës Mustafai takohet me Sulltaneshë Hyrremin. Ai e shikon në sy dhe i thotë se e di shumë mirë që është ajo pérgjegjése për të gjitha çfarë ndodhën, dhe se djali saj, pasardhës Mehmedi u bë víktimë e egòs së të ëmës, ndàj hùmbi jetën. Para kësaj kohe, Sulltani është takuar me bashkëshorten e tij, Sulltaneshë Hyrremin, dhe ka kërkuar mendimin e saj se cilin nga djemtë duhet të dërgojë në Manisa.

Sakaq, skllàvja e re e ardhur në saraje, nuk mùnd të durojë jetën ku ka rinisur çdo gjë nga fillimi. Edhe në gjumë, ajo kujton kohët kur ishte një princeshë, dhe se si përfùndoi duke qenë një skllàve në një vend të huaj. Ajo zgjohet në mes të natës nga ànkthi, shikon rreth e rrotull dhe vendos se më e lehta për të, do ishte vetëvràsja. Ajo prét damarët por menjëherë vërehet nga vajza që ka afër, Valeria. Ajo bértet me të madhe dhe të gjithë mblídhen aty.

Në atë kohë, është pasardhës Selimi ai që po kalon rastësisht dhe shpëton në kohë vajzën që téntoi të vràsë veten. Ai e dërgon në dhomën e infermierisë dhe të gjithë mjékët e duhur kujdésen për të. Të nesërmen, do jetë një ditë e madhe për të gjithë perandorinë Osmane dhe veçanërisht djemtë e Sulltan Sulejmanit. Ai i mblédh në dhomën e kuvendit, dhe u jep lajmin se drejtuesi i Manisës do jetë Selimi. Këtë ide, ia kishte dhénë vetë Sulltaneshë Hyrremi. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*