Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi merr në dorë një provë kùndër Ibrahimit

Sarajet e Manisës u mbùluan nga píkëllími kur pasardhës Mustafai hùmbi të birin e tij të parë. Pavarësisht dhímbjes, shteti dhe jeta duhet të vazhdojë, ndaj sulltaneshë Mahidevrani, si nëna e pasardhësit, është e detyruar të mendojë për më gjatë. Ajo dërgon në dhomën e Mustafasë vajza të tjera nga haremi tij. Pak kohë pasi pësojnë hùmbjen e Sulejmanit të vogël, Mustafai mérr lajmin se po bëhet sërish baba.

Njëra nga vajzat, Aisheja, jep lajmin se është shtatzënë me fëmijën e pasardhësit Mustafa. Lajmi do i gëzojë të gjithë jashtë mase. Për të siguruar vazhdimësinë e shtatzënisë, Mahidevrani urdhéron që të mos shpérndàhet lajmi pasi Fatma është në një gjendje të réndë psíkologjíke dhe mund të dojë të léndojë Aishenë. Por lajmi shkon në veshin e Fatmës dhe ajo hùmbet torùan. 

Sakaq, në sarajet e Stambollit, Sulltan Sulejmani ka kërkuar nga Kadiu i vendit që të gjýkojë çështjen e Ibrahim Pashasë. Duke mos ia lënë vendimin këtij të fundit, Sulltani i lë përgjegjësinë Kadiut në drejtësinë e tij. Kadiu zhvillon një gjýq të hapur, dhe merr pohimin e déshmitaréve se ato nuk kanë parë në asnjë moment Ibrahim Pashanë teksa frékuénton Kishën apo adhùron statujat në bahçen e tij.

Në përfùndim të gjyqit, Kadiu merr vendimin që Ibrahimi ka të drejtë dhe dënòn palën tjetër me rràhje nga kamxhikët në mes të pazarit. Nga ana tjetër, Sulltaneshë Hyrremi vazhdon të bëjë kërkimet e saj për të hédhur poshtë Ibrahim Pashanë, postin e tij dhe dashurinë që Sulltan Sulejmani  ka ndaj tij. Ajaz Pashai i sjell para duarve një provë shumë të madhe; fjalimet e Pashait para popujve të huaj, ku paraqítet si Sulltan.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*