Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi i ndalon Mihrimasë të takohet me Bali Beun

Sulltaneshë Mihrimah nuk mund ta pranojë dot faktin që Sulltaneshë Esma të martohet me personin që ajo dashuron, Bali Beun. Veçanërisht, kur ajo ka qenë në dijeni për dashurinë që ka ndjérë dhe për mundimet që ka kaluar për të qenë me të. Ndaj, vendos të thùrë dhe realizojë një plan, me idenë që në përfùndim do jetë krah Bali Beut. Ajo i kërkon këtij të fundit që të takohen, dhe kujdeset që këtë takim, ta mësojë edhe e ëma saj, Sulltaneshë Hyrremi. Kështu, Hyrremi niset e xhíndosur për të zénë ‘màt’ të bijën, të cilën e kishte lajmëruar edhe më parë të ketë kùjdes.

Por gjërat nuk shkojnë siç mendon Mihrimah. Nëna saj, Sulltaneshë Hyrremi e krítikon atë shumë ashpér duke i thënë se me këto veprime është duke e ulur shumë veten dhe po harron që është Sulltaneshë e bijë Sulltani që sùndon botën. Ndaj, ia ndàlon që të takohen sërish vetëm për vetëm. Sakaq, Rrustem Aga është dërguar pranë pasardhës Mustafasë për ta ndihmuar por në të vërtetë ai mundohet ta dërgojë drejt gabímeve që mund ta largojë atë nga babai, duke u dukur në pamje të parë sikur i ka dalë kùndër. Sulltani i dërgon urdhér për të vràrë një nga ushtàrët dhe për të nderuar një tjetër por Mustafai bën të kundértën.

Nga ana tjetër, zonjusha Gabriela është gjatë gjithë kohës duke vizituar pallatin e Manisës, sado që mundohen t’ia bëjnë të qartë që aty është një saraj dhe vizitat nga të huajt nuk duhet të jenë shumë të shpeshta. Synimi saj i vetëm është të gjejë motrën e saj të vogël dhe më pas të largohet që aty. Pas shumë kërkimeve, ajo ia del ta gjejë se kush është motra saj. Bëhet fjalë pikërisht për Rumejsën, e cila po afrohet çdo ditë e më tepër pranë Mahidevranit, me qëllím që të jetë një ditë edhe ajo Sulltaneshë.

Ndërkohë, Sulltani, pasi merr lajmin shòkues nga Rrustem Aga, dërgon urdhër që të thérrasin Mustafanë menjëherë në sarajet e tij. Pasardhësi vjen dhe del para babait të tij pa iu drídhur qerpiku. Ai i tregon se pavarësisht urdhrít që ka marrë nga i ati, ai ka bërë edhe kërkimet e veta dhe sipas kërkimeve, vendimi përfundímtar i duhur është ajo që Mustafai ka bërë. A do e pranojë Sulltani justifikimin e të birit apo do e sjellë edhe më tepër kùndra vetes?

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*