Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi i bën kùrth Ibrahimit

Që në momentin e parë që mori letrën nga Hyrremi, Ibrahimi ishte shumë i çùditur dhe i gatshem të priste çdo gjë nga ajo. Sulltanesha Hyrrem i kujton atij sërish se ai vazhdon të jetë akoma një skllàv ndërsa Sulltaneshë Hyrremi është një grua e lirë. Sipas Ibrahim Pashait asnjëra nga këto nuk kanë vlerë sepse në zemrën e Sulltan Sulejmanit ato zénë pothuajse të njëjtin vend.

Edhe në sarajet e Manisës, vigjílenca kërkohet të jetë në shkallët më të larta pasi gjithmonë është rréziku jetë-vdékje. Duke mos e njohur shumë Jahjanë dhe të tjerët që rréthojnë pasardhës Mustafanë, sulltaneshë Mahidevrani bëhet shumë dyshùese dhe nuk rri në asnjë moment duarkrýq. Ajo shikon Jahjanë që po djég një letër dhe mendimi i parë është se ai mund të jetë spíuni i infíltruar nga sulltaneshë Hyrremi. Ajo e detyron Jahjanë të flasë dhe kështu mëson për dashurinë e tij dhe Mihrimasë.

Ndërkohë, sulltaneshë Hyrremi, para se të largohej nga vendtakimi me Ibrahim Pashain, i thotë atij se shumë shpejt do i marrë fund jeta. Ajo largohet duke e lënë Ibrahim Pashain të vetëm para të cilit shfaqen pabésisht dhjetëra burra që téntojnë ti màrrin jetën. Me ndihmën e Matrakçiut i cili vjen rastësisht ai arrin të shpëtojë i plàgosur por gjallë.

Ashtu siç i plàgosur dhe ende me gjàk rreth trupit, Ibrahim Pashai shkon në zyrën e Sulltan Sulejmanit teksa ai po qëndron me sulltaneshë Hyrremin. Kjo e fundit shòkohet nga hyrja e tij duke e menduar tashmë të vdékur. Sakaq, në sarajet e Manisës gàbimisht po dénohet Diana me akùzën e tràdhtarës, edhe pse ajo e di se kush është në të vërtetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*