Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi fùt një nepérke në haremin e të birit

Sesilia del natën të shikojë yjet dhe fillon të shkruajë në një fletore. Atë e shikon një agë dhe zonja Afife. Të dy e marrin dhe e krítíkojnë që ka dalë aq vonë natën, por Sesilia i pérgjérohet që ta dërgojnë pranë Sulltaneshë Hyrremit. Pas shumë lutjesh, Hyrremi pranon që ta dëgjojë Sesilian. Kjo e fundit, i kërkon që ta dërgojnë në shtëpinë e saj, ose ta lejojnë të shkojë me haremin e princ Selimit. Hyrremi e pàràlajmëron se ajo ka filluar të revòltohet shumë, ndaj duhet të ketë kujdes.

Ajo làrgohet me përgjigje negative nga Sulltaneshë Hyrremi. Të nesërmen, Rrustem Pashai shkon pranë Sulltanit dhe djemve të tij, për t’i dhënë lajmin e téntatívës që kanë bërë kùndrejt princ Mustafasë. Mes vëllezërve, Bejazidi mërzítet më shumë.  Rrustemi i lë të dijë se Mustafasë nuk i ka ndodhur asgjë por e preferuara e tij dhe bebeja në bark ka hùmbur jetën. Sulltani urdhéron që të gjejnë menjëherë autorin, ndryshe do i ndéshkojë të gjithë.

Për të njëjtën ngjàrje me Mustafanë, është mërzítur shumë edhe Sulltaneshë Mihrimah. Ajo shkon pranë nënës së saj dhe e pyet nëse ka lídhje me këtë situatë por Hyrremi e mòhon tërësisht. Ndërsa Mustafai me Jahjanë, kanë arritur të kàpin personin që ka qenë pjesëmarrës në këtë aténtat. Pasi e kércénojnë me jetë, ai tregon se urdhrín e ka marrë nga Aziz Aga, një roje i Rrustem Pashasë. Para se personi të flasë me Sulltanin, Rrustemi e hélmon dhe e gjejnë të vdékur.

Mes haremit të Selimit, Sesilia dhe Valeria tashmë i kanë shpàllur armíqësinë njëra tjetrës. Xhélozia e madhe dhe kushtet e haremit duke qenë se janë të dyja skllàve, i bëjnë që të nxjérrin fytyrat e vërteta. Sapo bëhet gati haremi për t’u nisur drejt Manisës, Sesilia shkon sërish pranë Hyrremit. Ajo i kërkon ose t’i marrin jetën në moment ose ta lejojë të shkojë në haremin e Selimit. Hyrremi prànon dhe e pàralàjmëron që mendjen e saj do e pérdorë vetëm për shërbim ndàj Hyrremit. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*