Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi kércénon Firuzenë me vdékje

Sulltan Sulejmani përgatitet për të shkuar në udhëtim me familjen e tij. Në vend të Hyrremit, ai preferon që të marrë Firuzenë. Ai kërkon të kalojë kohë me fëmijët për të qenë më pranë tyre, por do përbàllet me një të pàpritur. E bija, sulltanesha Mihrimah, shkon pranë të atit dhe e pyet nëse do jetë edhe nëna saj Hyrremi apo jo. Sulltani përgjigjet se nuk do jetë, por lë të dijë se Firuzeja do shkojë me to. Ndaj, Mihrimah héq dorë dhe nuk shkon. Ajo thotë se nuk do shkojë në asnjë vend pa nënën e saj.

Mihrimah i tregon nënës së saj Hyrremit për këtë veprim, por ajo e krítíkon. Hyrremi u thékson fëmijëve se për asgjë në botë nuk duhet t’ia diskutojnë fjalën e t’i dalin kundër babait të tyre, edhe nëse i duhet të shkojë me Firuzenë në udhëtim. Sulejmani làrgohet për në udhëtim, pa Mihrimanë dhe pa Firuzenë. Kjo e fundit, në mungesë të tij, do përbàllet me Hyrremin. Sulltanesha arrin t’i krijojë kushtet për ta vràrë, e fríkëson duke e çuar deri në momentin e fundit por nuk e vrét. Këtë e bën për t’i treguar se nëse do diçka, e arrin.

Nga ana tjetër, Nigari po vepron në kokën e saj. Ajo nuk dëshiron të largohet nga sarajet pa marrë hàkun e të bijës që vdíq. Nigari nuk do lejojë që ta shtýpin më, dhe do e nxjérrë dhémbjen e të bijës, duke i bërë edhe ata të vùajnë. Por, ka nevojë për një fòrcë më të madhe. Asaj i duhet të bashkëveprojë me dikë tjetër, ndaj do zgjedhë Rrustem Agën. Ajo i thotë se nëse do bëhen bashkë, duke u martuar, do jenë më të fortë kundër Ibrahim Pashasë.

Hyrremi kërkon të fusë sërish në kùrth Ibrahimin, gjoja se ende e ka mendjen tek Nigari. Kjo e fundit i kërkon Ibrahimit të takohen, pa ditur gjë ai se do takohet me Nigarin, por duke menduar se po e prét Hyrremi. Ndërkohë Hyrremi ka shkuar pranë Hatixhesë për t’i thënë të shkojë në atë adresë dhe të gjejë Ibrahimin me Nigarin. Hatixheja niset por kthéhet në mes të rrugës, dhe Ibrahimi i tregon asaj vetë që atë ditë u munduan t’i ngrenë kùrth. Nigari i fut atij dýshimet nëse fëmija tyre ka lindur i vdékur apo e ka vràrë Hatixheja. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*