Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi dhe Merxhani tròndisin Shahubanin

Martesa e Sulltaneshë Mihrimasë me Rrustem Pashanë, ka ngrítur në këmbë të gjithë pallatin e Sulltan Sulejmanit, dhe jo vetëm. Lajmi po përhàpet në të gjithë qytetin e madh të Stambollit, në sarajet e Manisës e më tej. Përgatitjet për dasmë kanë filluar pasi duan që të jetë diçka madhéshtore dhe gjatë kësaj kohe të ushqehen të vàrfëritë e të ngòpen jetímët, që të marrin edhe lutjet e tyre të sinqerta.

Ato që shqétësohen më së tepërmi nga kjo martesë, janë motrat e Sulltanit dhe Sulltaneshë Mahidevrani, pas Mihrimasë vetë, e cila është e penduar që ka pranuar. Ndonëse e ka dëgjuar vetë Mallkoçollunë duke e pohuar që nuk shikon asnjë të ardhme me të, ajo sërish nuk e mendon dhe nuk e dëshiron një martesë pa ndjénja të dyanshme. Ajo kërkon ndihmë si nga nëna saj Hyrremi, ashtu edhe nga vëllai saj Mehmeti, por më kot.

Tashmë çdo gjë është vendosur, Sulltani ka shpërndàrë lajmin me fjalën e tij dhe asgjë nuk mund të kthéhet pas. Në ish-sarajet e Hatixhesë ku tashmë po qëndron Shahubani, vjen një letër për të, nga ana e Sulltaneshë Mahidevranit. Në letër, Mahidevrani i tregon Shahubanit gatishmërinë që ajo ka për të bashkëpunuar, në funksion të ndalímit të martesës së Mihrimasë me Rrustemin, të cilën e shohin si një fatkéqësi.

Përtej planeve të tjera dhe masave paraprake, ajo vendos të shkojë në pallatin e Sulltaneshës Shahuban, për t’i përcjéllë një lajm. Mes íroníve të përdòrura dhe kércénimeve të fshéhta, Hyrremi ka ardhur për një tjetër mísion. Ajo i tregon se bashkëshorti saj, Lutfi Pashai, ka filluar të hédhë sytë tek shërbëtoret, pasi ka shikuar që Shahubani nuk e honéps. Shahubani e largon dhe nuk e beson, por Merxhani i aprovon fjalët e Hyrremit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*