Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi bíe në kùrthín e Shahubanit

Sarajet e Sulltan Sulejmanit dhe banorët do përshëndeten me pasardhës Mustafanë, i cili do rikthéhet në sarajet që po drejton, në Manisë. Ai shkon në dhomën e babait të tij për t’i thënë mirupafshim. Në dhomë e mirëprésin edhe Mihrimah dhe Mehmeti. Sapo del nga dhoma e Sulltanit, Sulltanesha Mihrimah takohet me Bali Beun. Ky i fundit, çuditet nga rritja e Sulltaneshës, të cilën nuk e njeh derisa ajo prezanton veten.

Pas përcjélljes së Sulltaneshës Mahidevran, Hyrremi takohet me Nigarin. Ajo i kërkon me ngùl takim, ndërmjet Symbyl Agës. Pas shumë lutjesh, Hyrremi e pranon në dhomën e saj. Nigari i lë të dijë Hyrremit, se nuk duhet t’i besojë vérbérisht Rrustem Agës, pasi ai, duke u rritur në detyrë, mundet edhe ta tràdhtojë. Sytë e tij shikojnë vetëm postet, ndaj Sulltanesha duhet të marrë parasysh çdo gjë. Pas kësaj, Nigari kërkon që ta ndihmojë me gjetjen e vajzës së saj të hùmbur.

Ndërkohë që Nigari takohet me Sulltaneshën Hyrrem, edhe Rrustem Aga po takohet me Sulltaneshën Shahuban. Sulltanesha i kërkon atij takim dhe ai shkon menjëherë. Në atë takim, Shahubani i lë të dijë se është mëse e vetdijshme se ai ka ndòtur shumë herë duart, për shkàk të Hyrremit. Ndaj, përveçse këtë nuk mund ta mòhojë, ai duhet të kujtojë se jeta e tij vàret në fjalët e saj. Shahubani i kërkon Rrustem Agës që të mos i shërbejë më Hyrremit, por asaj vetë. A do pranojë ai?

Në dhomën e Hyrremit do fillojë hyrje daljet Fahrija, vajza e dërguar nga Sulltaneshë Mahidevrani dhe Shahubani, për të futur në kùrth Hyrremin. Kjo e fundit ndodhet në hamam kur Fahrija niset për ta përfùnduar misionin e dhënë, vràsjen e Hyrremit. Ajo vret rojet që qëndrojnë në derë për të ruajtur Hyrremit, dhe sapo bëhet gadi ta vràsë, Hyrremi e shikon dhe Fahrija e kthén situatën, gjoja se ajo i shpëtoi jetën nga shërbëtorja që do e vríste. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*