Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem urdhëron vràsjen e Firuzesë

Sulltaneshë Hatixheja dhe Ibrahim Pashai do kalojnë një tjetër krízë mes tyre, tepër të fòrtë sërish. Në dorën e Hatixhesë ndodhet letra që Ibrahimi i ka dërguar, ku i shkruante se ndonëse Hatixheja nuk e ka merituar, ai sërish nuk është àspàk i pénduar për asnjërin veprim që ka bërë. Hatixhe kërkon nga Ibrahimi që atë letër, ta marrë e ta djégë menjëherë, ndryshe nuk do ketë më shpresë për atë martesë. Ibrahimi zgjedh të largohet pa bërë atë që Hatixheja kërkon.

Ndërkohë, Hyrremi nuk i ndàhet Firuzesë, dhe në çdo moment mendon si të shpëtojë nga ajo. Kësaj radhe ajo ka bashkëpunuar me Rrystem Agën. Sulejmani ndodhet në dhomën e tij bashkë me Firuzenë, dhe Hyrremi dërgon shërbëtorë për t’i thënë Sulltanit se Xhihangiri nuk është mirë. Sapo merr lajmin, ai ngríhet me të shpejtë për tek i biri. Në vend të tij, Sulltani gjen Hyrremin. Ajo thotë se tashmë Xhihangiri u bë më mirë dhe e dërgoi në dhomë për të fjetur. 

Gjatë asaj kohe, është hédhur hélm në ushqimin që është dërguar në dhomën e Sulejmanit. Ushqimin e ka konsumuar vetëm Firuzeja, dhe ka hùmbur ndjenjat menjëherë. Duke mos hùmbur kohë, Firuzenë e merr në krahë Rrustem Aga. Ai është urdhëruar që ta héqë qafe Firuzenë dhe kështu do bëjë. Me vajzën në krahë, Rrustemi i afrohet ballkonit të dhomës për t’a hédhur, por do ndalohet nga dikush që hyn papritmas.

Ajo është Nigari. Kjo e fundit i pérgjérohet të mos e hedhë Firuzenë, pasi do zbùlohet dhe do i mbesë sërish faji Sulltaneshës Hyrrem. Për një moment ai nuk dëshiron ta dëgjojë dhe ténton ta hédhë, por sërish e ndàlon Nigari. Ajo i betohet se nuk do e marrë vesh askush se çfarë ka ndodhur atë natë në dhomën e Sulltanit dhe kështu nuk do dígjet askush. Ai e lë Firuzenë sërish në vendin ku e gjeti, dhe ajo përmendet. Edhe pse ajo e kuptoi se nga kush e kishte atë tentativë, nuk i tha gjë Sulltanit. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*