Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem tregohet më e shkathët se Mahidevrani

Në perandorinë Osmane, secili ka patur vendin dhe rëndësinë e vet. Një nga pikat kyçe të ndërtimit të fortë të shtetit është edhe përgatitja ushtrìsë si dhe mirëkuptimi me to. Gjatë përshëndetjes me ushtàrët, Ibrahimi pashai pyet nëse janë të kënaqur apo kanë ndonjë pakënaqësi. Prijësi i ushtàrëve i lë Pashait të dijë se janë të révòltuar që po qëndrojnë kaq në heshtje. Ato janë të etur për të dalë në sheshbetejë, në lùftë. Ibrahimi i përgjigjet duke i thënë se lùfta e madhe ka nevojë për përgatitje të madhe.

Largimi i sulltaneshës Hatixhe nga sarajet, ka sjellur pak ndryshime në jetesën e të gjithëve. Një ndër to është edhe sulltaneshë Mahidevrani. Ajo, duke shfrytézuar rritjen e të birit, dhe për të qenë shumë më afër sulltan Sulejmanit, dëshiron të zhvendoset në dhomën e Hatixhesë. Për këtë, ajo do flasë me nënën Sulltaneshë. Kjo e fundit, duke mos parë asnjë arsye për të kundërshtuar, e miraton dëshirën e Mahidevranit. Lajmi do bjerë në veshin e Hyrremit teksa Symbyli me Nigarin po flasin për përgatitjet. Ajo menjëherë e kupton qëllimin e Mahidevranit, që t’i afrohet sulltanit të shumëkërkuar nga të gjithë.

Pa hùmbur aspak kohë, Hyrrem shkon pranë Sulejmanit në dhomën e tij. Ajo e sheh teksa ai po shkruan rreshta dashurie, duke formuar poezi për të. Kjo do ia shtojë më tepër afeksionin dhe dashurinë ndaj tij. Më pas, të dy së bashku dalin në tarracë. Ajo fillon të përmendë që tashmë fëmijët po rriten, dhe hapësira ku ato janë të sistemuar, ka nisur t’i ngushtojë. Sipas saj, fëmijët kanë nevojë për ajër të pastër dhe dhoma Hatixhesë është bosh, ndaj do ishte ideale që ato të kalonin aty, pasi dhe hapësira është mëse e mjaftueshme.

Si në çdo herë tjetër, Hyrrem ia doli sërish. Të nesërmen herët në mëngjes, sulltan Sulejmani thërret agë Symbylin në dhomën e tij. Ai e urdhëron të përgatisë dhomën e Hatixhesë që të jetë e përshtatshme për Hyrremin dhe të vegjlit e saj. I shtangur nga ajo që dëgjon dhe pasojat qe do vijnë mes sulltaneshave, Symbyli ngrin në vend. Ai nuk reagon derisa Sulejmani e përmend duke e urdhëruar sërish. Menjëherë fillojnë përgatitjet sipas urdhrit të Sulltanit. Lajmi do shkojë tek nëna Sulltaneshë, të cilës nuk do i lërë aspak shije të mirë. Ndërsa sulltaneshat mes njëra tjetrës, Mahidevrani dhe Hyrremi do takohen mu përpara derës. Kur Hyrremi flet për dhomën duke thënë që është e saj, Mahidevran e përqesh. Por me to ndodhet edhe Symbyli. Duke u dridhur, ai i tregon sulltaneshës Mahidevran urdhrin e padiskutueshëm të Sulltanit.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*