Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem shkon pranë nënës Sulltaneshë me duart e lara në gjàk

Hyrrem, me të mbërritur në dhomën e saj, shikon fytyra të reja, të panjohura. Ato janë shërbëtoret e reja që i janë dërguar nën shërbimin e saj, pasi nëna Sulltanesha i hoqi Esmanë, Nilyferin dhe Gyl agën. E gjitha kjo ka ndodhur pa lajmërim. Për më tepër, Daja i tregon atyre të treve rregullat e reja; në asnjë mënyrë nuk lejohen të flasin me Hyrremin, ndryshe do pérjashtohen nga sarajet. Sikur të  mos mjaftonte, nëna Sulltaneshë vendos që të njëjtin rregull ta praktikojnë edhe për Nigarin. E névrikosur, Hyrrem shkon pranë nënës Sulltaneshë, dhe i thotë se me asnjërin kùrth nuk mund t’i hyjë në mes të saj dhe fëmijëve, apo babait të fëmijëve, Sulejmanit, pasi të gjithë janë të lidhur me dashuri.

Por nëna Sulltaneshë nuk do ndalet me kaq. Pasi merr vesh nga Daja se Nilyferi dhe Gylshah kanë patur një grìndje ku kanë nxjerrë thìkën, të cilën ia ka sekuestruar Daja, ajo vendos të bëjë plan të ri. Duke u siguruar që ta dëgjojë Nilyferi, ato bëjnë sikur do vràsin Hyrremin. Nilyferi i tregon Hyrremit e cila frikësohet shumë dhe débon shërbëtoret e reja. Më pas, ajo shkon në hamam, në të cilin e mbyllin brenda. Tashmë ajo është e bindur se do e vràsin. Por do jetë Nigari ajo që i shkon pranë, dhe i thotë se s’ka përse të shqetësohet.

Nga ana tjetër, Hyrrem mëson nga Gyl aga se Hatixheja ka kërkuar të takojë sërish Jakubin. Para se ajo ta takojë, Hyrremi porosit Jakubin se çfarë do i thotë Hatixhesë. Në takimin e tyre, Jakubi i thotë Hatixhesë se njëri nga të afërmit e saj do rritet shumë në pushtet, por sa më shumë që të rritet, aq më shumë vdékje do shkàktohen. Hatixheja largohet e térrorizuar që aty. Sakaq, Bali Beu takohet tek vàrri Arminës me babain e saj, i cili i dhuron atij vàrësen e së bijës, të cilën dikur ia kishte blerë Bali Beu nga dyqani tij vetë.

Por planet e nënës Sulltaneshë kanë qenë ndryshe. Ajo ka urdhëruar thérjen e kalit të Hyrremit, duke i lënë thìkën e saj si shenjë pranë tij. Ajo shkon të kalërojë, kur shikon kalin e saj përtokë, të larë në gjàk. Ajo e di se nga kush i ka ardhur, dhe me thìkë në dorë shkon pranë nënës Sulltaneshë. Hyrrem urdhëron të gjithë të dalin jashtë duke i lënë ato dyja vetëm, dhe i thotë nënës së Sulltanit se do e pàguajë shtrenjtë këtë që ka bërë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*