Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem përulet para Mustafasë

Hyrrem, e detyruar, kërkon falje nga Mustafai. Ky i fundit kërkon vetëm që të mos përsëritet më një ngjarje e tillë e pahijshme. Mustafa largohet dhe Hyrrem qëndron vetëm me Sulejmanin. Ajo lòton duke thënë se pa pasur aspak faj, u detyrua të kërkojë falje nga Mustafai, dhe se në harem bëhen shumë dallime mes Mustafasë dhe pasardhësve të tjerë. Ajo largohet nga dhoma e Sulejmanit, ende me lòt në sy dhe e lénduar.

Nga ana tjetër ndodhet Efsuni. Mahidevran urdhëron që t’ia marrin jetën pasi bindet se është njeri i futur nga Hyrremi, por Efsun i kërkon një shans të fundit për t’i vërtetuar se është e dhënë pas saj dhe të birit. Mahidevran pranon dhe Efsun shkon menjëherë tek Hyrremi. Ajo i shpjegon çdo gjë që ka ndodhur, dhe i jep udhëzime çfarë të flasë. Efsun i thotë Mahidevranit se ka mësuar që Hyrrem do përgatisë një kùrth për Ajbigenë dhe Balinë, që të duket se ato të dy kanë një lidhje të fshehtë dhe do ia mbàthin rrugës për Krime.

Në të njëjtën kohë, Hyrrem fton Ajbigenë të ecin në bahçe, ku ndodhet dhe Bali Beu, me Mustafanë dhe fëmijët e Hyrremit. Ajo fton Mustafanë të ecin bashkë për të folur, duke lënë kështu Ajbigenë me Balinë vetëm. Hyrrem i kërkon Mustafasë të shkojë mirë me të pasi do i levërdiste, por Mustafa e kundërshton duke i thënë se është Hyrrem ajo që është e detyruar të shkojë mirë me të. Në atë moment, Mahidevran shkon për të takuar Mustafanë dhe gjen Ajbigenë me Balinë.

Sakaq, Daje nuk e lë aspak vetëm Nigarin. Ajo i kërkon Symbylit të mbajë një sy mbi të dhe ta informojë për çdo gjë. Daje e ka urdhëruar Nigarin që të qëndrojë në saraje e të mos shkojë në shtëpinë e saj pa qenë e martuar, por Nigar nuk e dëgjon. Ajo madje ankohet edhe tek Ibrahimi por asnjëri nuk arrin të gjejë asnjë zgjidhje. Nigar shqetësohet pasi nuk do të martohet me askënd, por Daje i frìkësohet vazhdimësisë së lìdhjes së tyre në fshehtësi dhe të ndaluar, pasi nëse do merret vesh, gjëma do jetë shumë më e madhe nga ç’mendojnë dhe pàsojat do jenë të pakthyéshme.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*