Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem nxjerr thàshetheme në saraje duke shpífur mbi Ajbigenë dhe Balin

Hatixhe pret gjatë gjithë natës për ardhjen e Ibrahimit, i cili vjen në të gdhirë. Ajo ngre zërin duke i kërkuar llogari, dhe i thotë haptazi se ka kuptuar që ai mund të ketë një femër tjetër, pasi vetë Hatixhenë nuk e shikon më si përpara. Ajo tenton ta kércénojë duke i thënë se duhet ta lajmërojë, ndryshe do e pésojë kéq. Kjo e bën edhe më të ulët Hatixhenë para Ibrahimit, e cila i kujton gjithmonë se ajo qëndron sipër tij, pasi është motra Sulltanit.

Sakaq, Efsun vazhdon të mos ndihet mirë. Ajo ka të vjélla dhe marrje mendsh gjatë gjithë kohës. Në një moment, ajo bie në tokë pa ndjenja. Pranë saj ndodhet Symbyli. Ai e dërgon në një dhomë dhe thërret mjeken. Mjekja tregon se Efsuni është në pritje të një bebeje. Symbyli lajmëron menjëherë pasardhës Mustafanë. Ai urdhëron rréptësisht Symbylin, që të mos e flasë me askënd këtë fakt, dhe brenda tij lumturohet për shtatzëninë.

 Efsuni është shumë e fríkësuar, por ai i thotë se duhet të jetë e qetë pasi nuk do lejojë askënd t’i léndojë, edhe pse rregullat e sarajit nuk e lejojnë pasardhësin të shtohet me fëmijë pa qenë në pushtet.  Gjithashtu, Efsun ngarkohet me detyrë nga Hyrremi që të pëshpëritë në vesh të Gylshahut se Ajbige me Balinë do arràtisen. Gylshah menjëherë përcjell lajmin tek Mahidevrani e cila e shqetësuar i tregon Sulltanit. Ajbige me Balinë nuk janë aspak në dijeni të këtij plani, dhe fillojnë të përfliten në saraje si tràdhtarë të pàbesë.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek Xhihangiri dhe shëndeti tij. Hyrrem i qëndron mbi krye dhe në një moment vëren që ai nuk po merr frymë. Ajo hùmbet toruan dhe bërtet në kërkim të mjekut. Ai vjen me të shpejtë bashkë me Sulejmanin, dhe ndërhyn në kohë duke i shpëtuar jetën Xhihangirit të vogël. Pranë Sulejmanit qëndron Ibrahimi dhe Mustafa, ku ky i fundit është shumë i shqetësuar për vëllanë e tij. Sapo dalin nga dhoma, Sulejmani humbet ndjenjat në duart e Mustafasë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*