Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem merr hàk, i djég fytyrën Fatmës dhe Fidanit

Në javën e ardhshme të serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’ do kemi të bëjmë me shumë ngjarje dinamike. Si fillim, Fatma dhe Fidani të cilat i dògjën fytyrën Hyrremit, dalin përballë kësaj të fundit duke ecur lirisht në saraje. Hyrrem i ndalon dhe i kap për fyti duke i kòrcënuar. Duke mos harruar se çfarë i kanë bërë, Hyrrem sigurohet të marrë hàk njëlloj dhe u djòg fytyrat edhe atyre.

Ndërsa çështja e problemit mes Nigarit dhe Nasuh Efendisë ka filluar të bëhet më e madhe. Bali dërgon Nasuhun në shtëpi në orar të vonë, të déhur. Ai thërret Nigarin për t’iu afruar për ta ndihmuar por Nasuh i thotë se ajo nuk është në shtëpi me të. Pa ndalim, ai thërret Ibrahimin duke thënë se ia ka djégur dhe shkàtërruar jetën. Për këtë, Bali shkon të flasë pranë Ibrahimit, teksa ai ndodhet me Hatixhenë.

Edhe Hatixheja preferon të flasë me Nigarin, ajo e pyet se çfarë është problemi me Nasuh Efendiun. Nigar i thotë se probemi me të është fakti që ajo nuk mundet të bëjë fëmijë. Megjithatë, edhe pse Hatixhe nuk dyshon mbi Nigarin ajo vendos një roje pas Ibrahimit, për ta parë se ku shkon pas pune dhe kush është e dashura tij e fshehtë. Roja arrin ta shikojë fytyrën e Nigarit por a do flasë ai?

Bëmat e Ibrahimit nuk ndalen. Ai punëson një punëtor për t’i ndërtuar atij në oborrin e vet, një statujë të madhe të fytyrës së tij. Si do reagojë Sulejmani ndaj kësaj?
Sakaq, Ajbige me Balin duhen me njëri tjetrin por nuk kanë endu guxim të flasin. Ndërkohë që ato nuk flasin, Mahidevran me nënën Sulltaneshë vendosin ta martojnë me Ajbigenë. Fillimisht ato nuk janë asnjëri dakord por në fund pranojnë. Të dy nisen nga mlléfi dhe acàrimi me të tjerë. Sidoqoftë, para se ajo të martohet, dëshiron të takojë edhe njëherë familjen e saj në vendlindje. Për këtë, Sulltani ngarkon me detyrë Balinë që ta përcjellë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*